E dërguara e DASH mbërrin në Tiranë, takohet me Varhelyin: Të angazhuar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
E dërguara e Departamentet Amerikan të Shtetit, Karen Donfried ka mbërritur në Tiranë. Donfried ka zhvilluar një takim me komisionerin për Zgjerimin e Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi. “Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane & Euroaziatike Karen Donfried & Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi u takuan për të diskutuar mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE”.
Njoftimi i plotë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën sot në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent.
Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian.