E enjtja e palavdishme e Edi Ramës
Artisti Bujar Kapexhiu ka ironizuar me një karikaturë intervistën e dhënë të enjten nga Edi Rama në emisionin “Opinion”.
Në shpjegimin e karikaturës të publikuar në rrjetin sociale Facebook, Kapexhiu shkruan. “E Enjtja e palavdishme e Edi Ramës
Edi Rama pati dy net më parë një prej shfaqjeve televizive më dramatike qysh se është bërë kryeministër. Largimi nga çdo përgjegjësi, impostimi se ai i bën gjërat sepse ashtu i mendon ai vetë, qëndrimi mbi normat dhe përpjekja për t’iu imponuar me forcë gazetarëve, ka sjellë një furi komentesh dhe reagimesh të pahasura më parë”.

KOHA JONË SONDAZH

