“E gjitha zhurmë mediatike”, OFL i la 48 orë afat për deklarimin, Lul Berisha reagon përmes avokatit: S’më ka ardhur asnjë formular
Në adresë të shtetasit Lulzim Berisha nuk ka mbërritur asnjë kërkesë, e gjitha është një zhurmë mediatike. Është ky reagimi që vjen për “BalkanWeb”, nga mbrojtësi ligjor i Lulzim Berishës të cilit sot OFL, tha se i ka lënë 48 orë afat për të deklaruar pasurinë.
Avokat Detar Hysi u shpreh se klienti i tij, Lulzim Berisha nuk ka asnjë pronë në emër të tij, pasi janë sekuestruar dhe janë vënë në pronësi të shtetit.
“Prej ditës që ka dalë nga burgu, Lulzim Berisha ka në posedim të tij, një bar kafe me qera, të pajisur me numër NIPT-i dhe kryen rregullisht pagesat e taksave, si edhe një autobot që shpërndan naftën për anijet, gjithashtu konform ligjit.” u shpreh Hysi për ‘BalkanWeb‘ ndërsa theksoi se prej ditës që ka fituar lirinë me kusht, Lulzim Berisha mban kontakte të rregullta me shërbimin e provës.