E-mail për Metën, Kryemadhi: Doli Alqi Bllako, dhe po tërheqin vëmendjen. Merruni si u lirua
Këtë të enjte, mediat në vend kanë publikuar foto të një e-maili ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen e tij në Kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, thotë e-maili për Metën u bë me qëllimin për të tërhequr vëmendjen nga lajmi i lirimit të ish-deputetit të PS-së, Alqo Bllako.
“Doli Alqi Bllako, tërheqin vëmendjen. Merruni si u lirua Alqi Bllako”, u shpreh Kryemadhi teksa po futej në ambientet e Partisë së Lirisë për ”Euronews Albania”.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilëson lajmin si të pavërtetë, ku po ashtu sqaron se Meta as ka kërkuar të shkojë i ftuar diku në Berlin dhe as ka kërkuar ndonjë ftesë.
https://kohajone.com/metes-i-ndalohet-pjesemarrja-ne-kongresin-e-pes-it-partia-e-lirise-fake-news/