FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, mesazh në shqip: Mezi pres të mësoj kulturën tuaj

Ambasada amerikane në Tiranë ka prezantuar të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn.

VanHorn në mesazhin e saj në shqip tha se mezi pret të mësojë kulturën shqiptare dhe se së bashku të promovojmë vlerat demokratike.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Nancy VanHorn dhe jam e nderuar të filloj punë si e ngarkuar me punë në ambasadën e SHBA-ve këtu në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga viti 2007 kur iu bashkova shërbimit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshirë ambasadat në Ukrainë, Armeni dhe në Rusi. Jam e emocionuar që jam në Shqipëri dhe që do të punojmë së bashku për qëllimet tona të përbashkëta, për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe për të çuar përpara rritjen ekonomike”, thotë VanHorn në mesazhin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?