E pabesueshme! Ky site amerikan parashikon 1306 vdekje deri në 1 tetor në Shqipëri

Site amerikan “MHI” që bën projeksionet e shkallës së vdekjeve nga COVID në të gjithë botën, ka parashikuar edhe numrin e viktimave që mund të ketë Shqipëria deri në tetor të këtij viti.

Sipas kësaj faqje, në vendin tonë do të ketë 1306 të vdekur deri në tetor.

Më poshtë gjeni linkun me grafikun që jep projeksionin e viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Nuk duam ta besojmë këtë që shkruan site amerikan! Por gjithsesi kujdesi duhet sepse po rriten numrat e të infektuarve me koronavirus.

Që të mos i japim të drejtë site-t amerikan ruani distancimin, merrni masat siç udhëzon Ministria e Shëndetësisë.

Kujdes, pasi koronavirusi është sheshit prej moskujdesit publik, sepse kemi informacione se kanë filluar edhe dasmat me nga 200 apo 300 vetë si dhe ceremonitë mortore plot e përplot me njerëz.

Njerëz jini të kujdesshem!

Nëse nuk zbatojmë masat e mbrojtjes nuk ka as ministri, as Zot që na mbron. Ndaj parashikimi i site-t të specializuar amerikan për parashikimet në krejt botën për kurbën e vdekjeve prej koronavirusit duhet marrë parasysh. Pra, kujdes o njerëz!

https://covid19.healthdata.org/albania

 

SHKARKO APP