E pabesueshme, por Klinton Presidente me vota popullore?!

Për shumë amerikanë që nuk duan të përjetojnë një presidencë të udhëhequr nga Donald Trump, ekziston edhe një opsion, sado vështirë i realizueshëm të jetë ai.

Hillary Clinton ka fituar shumicën e votës popullore.

Rezultati final tregon që ajo mori 200,000 vota më shumë se Donald Trump, ndonëse zgjedhja e këtij të fundit u bë për shkak të votave elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kushtetutës amerikane, Kolegji Elektoral, është institucioni përfundimtar që do të votojë për Presidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata duhet ta bëjnë këtë më 19 dhjetor, në kryeqytetet e shteteve federale.

Asgjë nuk i ndalon anëtarëve të këtij kolegji që të refuzojnë të përkrahin kandidatin që ka fituar në bazë të votave elektorale, transmeton Gazeta Express.

Për këtë gjë ka edhe një emërtim – ata mund të bëhen “zgjedhës i pabesë”.

Sidoqoftë, kjo vështirë është e realizueshme, pasi mbi 99% e anëtarëve të këtij kolegji, përgjatë historisë amerikane, kanë votuar ashtu siç janë zotimet ditën e zgjedhjeve, sipas një analize të gazetës Neë York Times. /Express

Kjo duket e pabesueshme edhe për një fakt tjetër pasi plas lufta civile në Amerikë, të cilën nuk e do dhe nuk e lejon. Ndaj kjo matematikë “kolegji elektoral” nuk ka shans. Por gjithçka mund të ndodhë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?