E pazakontë/Yuri Kim qëllon me mitraloz, teston aftësitë ushtarake. Çfarë mesazhi kërkon të jap?
Këtë të premte, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ishte e pranishme në një seancë stërvitore të “Defender Europe 21”.
Në disa foto të publikuara nga ambasada, shihet Yuri Kim e cilan qëllon me mitraloz. Ambasadorja ka bërë qitje me armë automatike dhe me pistoletë. Ajo shihet e qeshur teksa teston aftësitë e saj ushtarake.
Mesazhi i saj duket se vjen në Tiranë, duke treguar forcën ushtarake. A e kishte për Berishën, mesazhin?!
E pyetur a ka rol në këtë vendim, ambasadorja Kim tha se “nuk kam asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.
Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj: “Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”.