“E përbashkëta e Bashës dhe Kurtit, kanë thithur të njëjtin gaz lotsjellës”
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka gjetur një element të përbashkët mes kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Duke ju referuar njoftimit të Policisë së Kosovës që pranonte se ka sjellë në Shqipëri gaz lotsjellës kundër protestave të opozitës, Manjani thotë se të dy politikanët kanë thithur të njëjtin gaz.
“Lulzim Basha dhe Albin Kurti e kanë diçka të përbashkët. Kanë thithur të njëjtin gaz lotsjellës të ofruar “bujarisht” nga Policia e Kosovës…”,- shkruan Manjani.