E përditshmja britanike iNews: Tirana, qyteti evropian i përsosur për pushime në pranverë
Tirana është një destinacion i përballueshëm dhe intrigues për pushime në qytet.
Unë ndodhem në bërthamën e një prej qyteteve më intriguese të Evropës. Në hapësirën e rafinuar të sheshit Skënderbej, ndërsa dielli ndriçon vargun malor të Dajtit që mbështjell Tiranën, ndjej ndryshimin, shkruan Suzy Pope në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “iNews”.
Njohuritë e mia për kryeqytetin shqiptar bazohen në dekadat e diktaturës së mbyllur komuniste dhe në përshkrime filmike të banesave të stilit sovjetik, rrugicave të errëta dhe gri. Por, unë mund të shoh që gjërat kanë ecur përpara.
Qendra me shkëlqim dhe moderne e Tiranës ndihet sikur po zhvillohet shumë shpejt. Masterplani “Tirana 2030” është fokusuar në parandalimin e përhapjes urbane duke përqendruar ndërtimet plotësisht në qendër të qytetit, ndërsa rreth tij shtohen korsi për biçikleta, pemë dhe gjelbërim.
Midis kullave të reja prej xhami, minaret historike shtrihen drejt qiellit. Një thirrje për lutje ndizet nga xhamia e shekullit të XVIII e Et’hem Beut në cepin juglindor të sheshit, e mbyllur gjatë sundimit komunist, por një moment historik çoi në shkatërrimin e saj, ku 10 000 protestues hynë me flamuj në janar 1991. Xhamia u rihap më vonë atë vit dhe u rinovua në 2021.
Në anën e kundërt të sheshit, një mural i madh i stilit sovjetik i titulluar “Shqiptarët” përshkruan figura nga historia e vendit mbi hyrjen e Muzeut Historik Kombëtar.
Brenda janë relike të lashta duke përfshirë gdhendje antropomorfe nga shekulli i IV para Krishtit, ikona post-bizantine, një pavijon që përshkruan Terrorin Komunist dhe një tjetër kushtuar jetës së Nënë Terezës.
Emri i murgeshës katolike zbukuron aeroportin e Tiranës, ku numri i fluturimeve u rrit me 80 për qind midis viteve 2019 dhe 2023.
Temperaturat janë të kënaqshme nga mesi i muajit mars, me Tiranën që arrin në 20°C.
Unë endem në Kalanë e Tiranës. Brenda mureve të restauruara prej guri të shekullit të VI, të ngritura nga perandori Justiniani i Madh ndodhet një vendkalim i bukur, në ajër të hapur, i stilit italian, me bare dhe restorante elegante që shërbejnë kuzhinën bashkëkohore shqiptare.
Hyj në restorantin “Oda Garden” aty pranë, një vend i mbyllur që e ka marrë emrin nga dhoma tradicionale (oda) për mirëseardhjen e mysafirëve dhe që shërben kuzhinën rajonale shqiptare nën tingujt muzikorë live.
Të nesërmen, nisem për të eksploruar Grand Parkun e madh të mbushur me pemë. Liqeni artificial shtrihet në zemër të parkut të madh dhe shtigjet me kalldrëm gjarpëruese mbushen me vrapues dhe studentë për një shëtitje në mesditë.
Byreku – zakonisht i mbushur me djath, mish ose spinaq është mëngjesi ideal, mund ta merrni në ndonjë nga furrat e shumta të qytetit ose te Pazari i Ri i Qytetit të Vjetër, ku prodhimet e freskëta nga provincat përreth shiten ne tezga. Gjithashtu mund të gjeni një ndërthurje të sendeve shtëpiake, antike ushtarake dhe suvenire të punuar me dorë.
Gjenden dhjetëra bare dhe lokale ku mund të shijoni një kafe në ajër të hapur.
Shqipëria është e mbushur me më shumë se 700 000 bunkerë që ishin porositur nga lideri komunist Enver Hoxha gjatë Luftës së Ftohtë. Një prej tyre, ashtë bashkisë së Tiranës, është shndërruar në një muze nëntokësor dhe galeri arti.
Bunk’Art2 tregon historinë e Sigurimit, policisë sekrete gjatë regjimit komunist dhe gjyqeve dhe mundimeve të një shteti mbikëqyrës të mbyllur nga pjesa tjetër e Evropës për dekada me radhë.
Në malin e Dajtit, ku peizazhi zanor i qytetit zëvendësohet me këngën e ëmbël të zogjve fshihet një bunker tjetër i viteve ’70, Bunk’Art1, i gërmuar thellë në anën e malit, ku zyrtarët më të lartë të qeverisë dhe nëpunësit civilë mund të strehoheshin në rast të një sulmi bërthamor.
Dhomat dhe zyrat e saj madhështore mbeten të paprekura. Kompleksi i gjerë nëntokësor kërkon disa orë për t’u eksploruar dhe unë zhytem përkohësisht dhe në mënyrë të frikshme në errësirë të plotë kur energjia e gjeneratorit u mbyll për rreth 30 sekonda.
Mbështetur në sipërfaqe është teleferiku Dajti Express që ngre vizitorët në majën e malit.
Ai lëkundet poshtë e lart, duke e bërë ngjitjen e tij të ngadaltë mbi fermat, pyjet dhe kullotat ku bredhin tufa dhensh e barinjsh.
Në krye ndodhet Restoranti Ballkoni Dajtit, një vendet më të mira për të ngrënë në Tiranë.
Një mur prej xhami tregon qytetin shkëlqyes, që shpaloset si një hartë para meje.
Pasi mbaroj drekën, unë ndjek shtegun e ecjes deri në majë të malit përmes pyllit të qetë.
Një kamp i braktisur i pionierëve të rinisë komuniste enveriste i ofron një atmosferë magjepsëse këtij sheshi lojrash natyrore ku mund të ushtroni aktivitete si kalërim, mini golf dhe qitje.
Në qendër të qytetit, rezervova një tavolinë te Mullixhiu, restoranti më i bukur i Tiranës. Menuja ofronte gatime tradicionale shqiptare me produkte nga fermat përreth qytetit.
ATSH