E PLOTE/ Situata brenda PD-së, kokaina, pakti për detin – Flet ish-lideri Sali Berisha

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha është i ftuar në një intervistë në Fax News, në një intervistë, përballë gazetarit Bledian Koka, Berisha po pyetet për pagesat për Rrugën e Kombit, për situatën në Kosovë, kontratën e lobimit të PD-së.

Gjithashtu ish kryeministri do të pyetet dhe se e kujt është droga që u kap në Maminas dhe çfarë fitojmë e humbasim me marrëveshjen e “Detit”.

Ndërkohë që një çështje tjetër që do të diskutohet  është situata e brendshme në Partinë Demokratike.

Bledian Koka:  Do doja ta nisja me vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit. Ajo që ishte një investim strategjik në kohën tuaj duket se ka hasur një problem sa i përket kostos së mirëmbajtjes. A menduat këtë fakt kur e ndërtuat rrugën?

Sali Berisha: Unë e mendova këtë fakt kur e ndërtuam rrugën, e quajta Rruga e Kombit dhe ajo e tillë është. Në këtë kontekst ajo krahas misionit transport ka dhe misionin kombëtar dhe unë besoj se ajo e ka përmbushur dhe po e përmbush këtë mision më shumë se çdo gjë tjetër në të dy vendet tona. Në këtë kontekst një taksë e tillë mbi rrugën e kombit është një akt apatrid i turpshëm i Edvin Kristaq Ramës, i cili detyron kosovarët dhe shqiptarët e Kosovës të presin biletë për të hyrë në atë rrugë, në vendin që ata për shekuj e kanë thirrur ‘vendi amë’. Theksoj këtu se, këto 2-3 vitet e fundit është konstatuar se të ardhurat që Shqipëria fiton nga Rruga e Kombit, të ardhurat që shoqëria kosovare, shqiptarët e Kosovës sjellin në Shqipëri me vizitat, tregëtinë etj, kalojnë mbi 300 mln euro. Duhet të kemi një gjë parasysh. Një mik i imi më thoshte një ditë se ka një dallim të qartë midis shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Kosovë në raport me fundjavën. Shqiptarët në Kosovë janë tashmë prej dekadash të mësuar me ueekendin dhe sistemi kreditit të vogël atje vazhdon funksionon që nga kohërat e Marshallit dhe ata bëjnë çdo gjë që fundjavën ta organizojnë ndryshe nga java, dhe ndryshe për ta është ardhja në në Shqipëri, në Tiranë, në Durrës apo në brigje e kudo. Pra, në këtë kontekst do të thoja që është një akt i turpshëm i Ramës, jo i vetëm. Shqiptarët kanë të bëjnë me një demagog që ka një llogore nga mëngjesi deri në darkë dhe që thotë çdo gjë, herë paraqitet si patriot e herë si kosmopolit por në thelb dhe në shpirt ai ska asgjë me patriotin dhe patriotizmin.

Bledian Koka:  Ju thoni 300 milionë euro në vit krijon rruga, por një kompani konsulence greke Egnatia Odos, ka nxjerrë një raport ku propozon pagesën për mirëmbajtjen e rrugës. Pra rruga nuk mund të mirëmbahet me taksat që burojnë nga kjo rritje qarkullimi…

Sali Berisha: Së pari, ne kishim 7 lekë taksën e qarkullimit ndërsa Rama e çoi në 27 lekë taksën. 300 lekë të vjetra pra. 300 lekë të vjetra taksë qarkullimi janë të stërmjaftueshme për të mirëmbajtur rrugën dhe për të përfunduar pjesët e tjera. Vetëm me taksën e qarkullimit Rama inkason në arkën e shtetit 120 mln euro. Sigurisht që ka nevojë për mirëmbajtje, sigurisht që mund ti jepej një kompanie private, nëse DPRr nuk e mirëmbante dot, po kjo i jepej kundrejt subvencionit, apo shumës që garantohet çdo vit nga taksa e qarkullimit dhe jo nga kjo taksë që ka vënë ky. Unë e di se ne e bëmë studimin dhe unë u tërhoqa pasi pati një presion nga BB dhe institucionet botërore. Qëllimi studimit ishte të shihnim se cila ishte fatura që duhet të paguante qeveria, por taksë për qytetarët që lëviznin në atë rrugë nuk do vendosej kurrë. Më shkruante një qytetar nga Zvicra e më thoshte se kjo që ka bërë Rama, me 10 euro vatje-ardhje taksë, për qytetarin e Kosovës do të thotë 4.56 përqind të rrogës mujore në një rrugë, në një kohë kur zvicerianit i cili paguan 40 franga, këto janë as 0.5% e pagës së tij mujore. Pra Rama i ka vendosur një çmim rrugës 8 herë më të lartë se sa Konfederata Helvetike që ka qytetarët më zëngjinë të planetit.

Bledian Koka:  A duhet të ishte kosultuar kjo taksë me autoritetet e Kosovës?

Sali Berisha: Kjo detyrimisht duhet të ishte konsultuar me qytetarët e Kosovës. Kjo taksë nuk mund të vendosej kurrë pa një dakortësi me autoritetet e Kosovës. Nuk ka nevojë të bësh hipokritin e të shkosh atje e të thuash të zgjedhim një President të përbashkët etj, por të lësh rrugën të përbashkët, për këtë ka nevojë Kosova sepse kjo është mënyra më e mirë jo vetëm për të afruar Kosovën me detin por dhe për të bashkuar shqiptarët në të dy anët e kufirit, të cilët kanë trashëguar me qindra e mijëra dasi me njëri tjetrin krahas bashkimeve.

Bledian Koka:  Meqë jemi në këtë pikë, janë rikthyer akuzat për shpërdorime gjithandej gjatë ndërtimit të rrugës së kombit. Si mund të argumentohet që kostoja e saj arriti mbi 1 miliard euro?

Sali Berisha: Rruga e Kombit ka kushtuar, mundet 1.2 miliardë euro, por të them se është me 12 km tunel, në zonën më të vështirë gjeografike shkëmbore që mund të ndërtohej, i bie pra 12 mln euro për km. A mund të më thuash pak sa është çmimi i koncensionit të autostradës Ura e Limuthit – Thumanë e Edi Ramës? Eshtë 12 mln euro, pa asnjë km tiunel, e tëra fushë në një kohë që një autostradë të tillë në fushë Lushnjë – Fier e kemi ndërtuar me 2.5 mln euro. Pra, ata të cilët përmëndin çmimin e saj, në atë kohë dhe në një terren shumë më të favorshëm Kroacia ndërtonte 13 mln euro kilometrin. Janë trillime të paskrupullta ato që thonë se janë paguar para që sjanë ndërtuar. Përkundrazi, shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për kompanitë shqiptare që ndërtuan segmentin Kukës – Morinë, të cilat e kanë dnërtuar atë absolutisht me çmimet më të ulta dhe në kohë rekord. Nuk është e vërtetë që kanë marrë paratë e urave dhe i kanë lënë pa ndërtuar ato. Këto të shkojnë ti gjejnë ata që i thonë këto. Paratë do lëvroheshin sipas situacioneve. Ata ndërtuan urën e njërës anë, ura tjetër mbetej për tu ndërtuar.

Bledian Koka:  Si do të ndikojë kjo masë në bilancin katastrofal tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës? A do të orientohet më shumë Kosova drejt shkëmbimeve tregtare me Serbinë?

Sali Berisha: Unë mendoj se kjo dëmton në palcë tregtinë midis dy vendeve, e sigurtë është që shumë tregtarë nga Kosova do kërkojnë rrugë të tjera që nuk gjobiten në mënyrë të tillë siç gjobiten në Rrugën e Kombit.

Situata në Kosovë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme situatën në Kosovë, dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, miratimin e demarkacionit me Malin e Zi. Berisha tha se absolutisht mbështet dialogun, por jo takimet e fshehta dhe jo transparente. “Beogradi duhet ta di mirë se çështjet duhet ti zgjidhë me autoritetet e Kosovës dhe nuk mund të marrë për dëshmitar të qëndrimeve të tij njëriun që ka vendosur në gjoksin e Bregoviçit, famziut të hymneve të masakrave të shqiptarëve të serbomëdhënjëve. Gjuriç duhet të ishte shkarkuar në vend dje nga presidenti Serbisë nëse ai nuk ishte futur ilegalisht në Kosovë me porosinë e Vuçiç. Ndaj asgjë s’duhet kërkuar askund tjetër veçse tek presidenca serbe. Serbia është republikë parlamentare por kryeministër që të çojë kokat aty nuk ekziston përveç Vuçiç”, tha Berisha, në studion e Faxnews.

Bledian Koka:  Ndërkohë që politikisht Kosova dhe Serbia duket se kanë hyrë në një pikë të vdekur. Takimi mes Thacit dhe Vucic rezultoi një dështim i plotë. Ndërsa Marko Gjuric u akuzua të nesërmen e dështimit të këtij takimi. Si e analizoni situatën aty?

Sali Berisha: Personalisht unë jam për dialogun por absolutisht unë nuk besoj në takimet e fshehta jo transparente..

Bledian Koka:  Po thoni që ka patur një të tillë?

Sali Berisha: Cdo takim i tillë.. të cilat ndodhin, janë një praktikë e gjerë jo vetëm shqiptare, por unë nuk besoj në to. Unë i besoj diplomacisë së hapur në të cilën qytetarët informohen për çdo hap që bëhet dhe në këtë kontekst konstatoj se vetë presidenti Vuçiç ka bërë gjithçka për forcimin e fibrës nacionaliste në Kosovë. Lista serbe, një marionetë e Vuçiçit në Kosovë nuk u shërben aspak interesave të serbëve të Kosovës por strikt interesave të Beogradit dhe Vuçiçit në Kosovë. Së dyti, qëndrimet e Ramës, e kam thënë dhe e them që jam absolutisht pro për takime bilaterale etj, por me kushtin e vetëm që Shqipëria ka zero rol në përfaqësimin e Kosovës. Kosova përfaqësohet nga autoritetet e saj sot kudo në botë, dhe aq më tepër me Beogradin kjo është dhe më e domosdoshme.

Bledian Koka:  Pra ju geni kundër qëndrimeve paternaliste?

Sali Berisha: Jam totalisht kundër, dhe këto qëndrime që të gjitha pa përjashtim ndihmojnë Beogradin. Këto qëndrime pjestojnë faktorin shqiptar dhe ndihmojnë Beogradin dhe janë në shumë aspekte të dëmshme dhe aspak të dobishme. Beogradi duhet ta di mirë se çështjet duhet ti zgjidhë me autoritetet e Kosovës dhe nuk mund të marrë për dëshmitar të qëndrimeve të tij njëriun që ka vendosur në gjoksin e Bregoviçit, famziut të hymneve të masakrave të shqiptarëve të serbomëdhënjëve. Gjuriç duhet të ishte shkarkuar në vend dje nga presidenti Serbisë nëse ai nuk ishte futur ilegalisht në Kosovë me porosinë e Vuçiç. Ndaj asgjë s’duhet kërkuar askund tjetër veçse tek presidenca serbe. Serbia është republikë parlamentare por kryeministër që të çojë kokat aty nuk ekziston përveç Vuçiç.

Bledian Koka:  A duhet ta votojë Parlamenti i Kosovës krijimin e asosacionit të komunave serbe, të etiketuar Zajednica për të cilin Vucic ngriti zërin në Bruksel?

Sali Berisha: Parlamenti i Kosovës dyhet të zbatojë marrëveshjet dhe Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e Brukselit. Me sa di unë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e bën të pajtueshëm kuadrin me Kushtetutën dhe unë mendoj që këtë vendim ata duhet të procedojnë. Pacta sun servanta, pra paktet duhet të respektohen.

Bledian Koka:  Cfarë mendoni për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi? A duhet të pranonte Kosova të humbiste 8200 hektarë?

Sali Berisha: Faktikisht unë jam nga ata që nuk e besojnë këtë humbje. Sepse ka një deklaratë të DASH, në të cilën thuhet se Kosova nuk humbet asnjë metër katror në kufirin që ka patur krahina autonome e Kosovës ku ajo ka qënë element konstituiv i Federatës dhe Republikës së Serbisë. Nuk besoj se DASH do të bënte 8000 hektarë dhuratë Malit të Zi në kurriz të Kosovës. Problemi qëndron se, kufijtë Shqipëria i ka në territore të veta por kjo nuk do të thotë se ne nuk do i njohim këto kufinj.

Marrëveshja për kufirin detar

Berisha: Greqia nuk ka vendosur asnjë kusht, ja çfarë i thashë Papandreut në 1997…

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në studion e Faxneës se pala greke nuk ka paraqitur asnjë kusht ndaj palës shqiptare lidhur me kufirin detar. Gjithashtu Berisha ka përsëritur akuzat ndaj njërit prej negociatorëve të përfshirë në grupin e palës shqiptare, sikundër ka kujtuar edhe debatin që ka pasur me Papandreun në vitin 1997. “Nuk ka kufi detar të përcaktuar midis dy vendëve. Ka vetëm një paragraf më pak se dy rreshta në protokollin e Firenzes por kufiri detar është për t’u përcaktuar. U bë një punë dy vjeçare tërësore. Ne zgjodhëm metodën e barazlargësisë, e cila është zbatuar në mënyrën më korrekte kjo metodë. Ka një ekspertizë ndërkombëtare për këtë. Kur ti bën një ndarje normale është që të kërkosh të marrësh maksimalen, por maksimalen nuk e merr kurrë pa patur përpara një palë që kapitullon. Atëherë në këtë dialog do përpiqesh të marrësh optimalen. Pra u zbatuar parimi i baraslargësisë”, tha Berisha në Faxnews.

Bledian Koka:  Një situatë koncensionesh për hir të integrimit po shfaqet eshe në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Përvec lëshimeve të tjera, pakti detar duket si kulmi i këtij raporti qe jem territor për të marrë integrim. Sa ngjan kjo marrëveshje sot me atë që bëtë ju përpara 9 vitesh?

Sali Berisha: Absolutisht jo. Ju garantoj ju dhe çdo shqiptar se pala greke nuk ka paraqitur asnjë kusht, zero kushte ndaj palës shqiptare për atë marrëveshje apo për çdo hap tjetër. Marrëdhëniet e qeverisë së PD me Greqinë gjatë qeverisjes së Papandreut kanë qënë të ngrira për shkak të raporteve të mia personale me të. Ai erdhi këtu dhe në 97 më thotë se do ikësh tani. Po pse do iki, e pyes. Se je në moshë tani më thotë. Dhe unë ja ktheva ashtu siç meritonte se burrë më të mençur në Ballkan se baba yt nuk ka, sepse ka thënë se Zoti mos e lëntë Greqinë në duart e tua. Ai ishte inatçor kurse unë jo, unë isha që të zhvilloja dialog me të por sapo u ndërrua qeveria Karamanlis, i cili është një mik, filluam të zëmë kohën e humbur në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ti afrontojmë ato. Një nga këto ishte çështja e kufirit detar. Nuk ka kufi detar të përcaktuar midis dy vendëve. Ka vetëm një paragraf më pak se dy rreshta në protokollin e Firenzes por kufiri detar është për t’u përcaktuar. U bë një punë dy vjeçare tërësore. Ne zgjodhëm metodën e barazlargësisë, e cila është zbatuar në mënyrën më korrekte kjo metodë. Ka një ekspertizë ndërkombëtare për këtë. Kur ti bën një ndarje normale është që të kërkosh të marrësh maksimalen, por maksimalen nuk e merr kurrë pa patur përpara një palë që kapitullon. Atëherë në këtë dialog do përpiqesh të marrësh optimalen. Pra u zbatuar parimi i barazlargësisë. Në 80 apo 90 nene të Gj. K. nuk ekziston asgjë nen i vetëm që të faktojë që Shqipëria ka humbur 1 metër katror, me matje jo me deklarata politike. Problemi është që ajo marrëveshje u rrëzua për interesa të një pale të tretë. PS u bë vetëm masha e atyre interesave. Pala greke siç u kërkoi këtyre na e kërkoi dhe ne që ta rinegocionim. Ne i thamë jo sepse marrëveshja që arritëm dështoi, dhe një nga kushtet kur nuk rinegocion por shkon në gjykatë është kur marrëveshja dështon. Ne duhet të shkonim në gjykatë ndërkombëtare. Pala greke hezitoi në fillim por pastaj e pa që nuk kishte rrugë tjetër dhe e pranoi plotësishte. Atëherë, le të ishte gjykata ndërkombëtare ajo që do vendosë se cili do jetë vija e kufirit midis dy vendeve. Cfarë po ndodh tani. Përveç spiunit, u përzunë dy diplomatë rus por Muçollarin nuk ja dhanë me vete. Ata u përzunë …

Bledian Koka:  Po thoni që Muçollari është spiun i rusëve?

Sali Berisha: Po them që është spiun i fuqive jo të NATO-s

Bledian Koka:  Si ka mundësi që ky spiun ka një çertifikatë sigurie që njihet nga NATO?

Sali Berisha: Me as siguri sa nuk i jepnin çertifikatën e sigurisë Visho Ajazit, Drejtorit të Shish nuk i jepnin çertifikatën. Muçollari është larguar nga shërbimi ushtarak për këto arsye dhe jo vetëm në vitet 10-11 por dhe në 2004 për të njëjtat probleme. Pra ky njëri, peng i njëqind problemeve zgjidhet për të përcaktuar kufirin. Dhe na doli që Greqia do të kalojë nga 6 milje…

Greqia i ka me ligj 6 miljet. Në vtin 94 apo 95 parlamenti grek vendosi që të autorizojë qeverinë që me ligj mund të kalojë mbi 6 milje por në marrëveshjen me Italinë Greqia ka firmosur për 6 milje. Turqia ths se po e bëri këtë parlamenti të mblidhet që të nesërmen e ti shpallë luftë Greqisë, për shkak të 3000 ishujve që ka Greqia nuk mbetet më det as Mesdhe e as Egje nëse ndodh kjo. Dhe tani çfarë bëri Rama? Pasi i prishi marrëdhëniet në një shkallë që nuk kishin qënë kurrë, ju kujtohet besoj kur nga shkallët e kryeministrisë me Vuçiç në krah i çonte mesazhe të egra Tsiprasit, ndërmorrën grekët kundër mësymjen e tyre dhe jo që ky si futi dote nën tavolinë por e kundërta ndodhi. Në kundërshtim me Kushtetutën, me vendimet e Gj. K. arriti në një kohë dy-tre mujore Marrëveshjen e Detit dhe marrëveshje të tjera.

Bledian Koka:  Ju thoni që e ka arritur marrëveshjen?

Sali Berisha: Absolutisht unë them ate që ka thënë vetë Rama, atë që kanë thënë autoritetet greke, të cilat për hir të së vërtetës kanë qënë shumë më transparente me njerëzit e tyre se sa këta. Pra këtë marrëveshje e stisi kryespiuni për interesa të të tjerëve. Vetëm fakti i kalimit të Greqisë në 12 milje, gjë që smund të ndodhë se ajo është në negocim, pasi kufiri nuk është i përcaktuar. Se një akt i tillë është sfidant dhe i jep dhe Shqipërisë të drejtën të marrë vendime unilaterale pastaj dhe çon drejt konfliktit. Por përkundrazi, pala shqiptare ra dakort që Greqia të kalojë në 12 milje. Kalimi i Greqisë nga 6 në 12 milje bën që Shqipëria të humbasë minismumi 1700 deri në 2100 km katror det, sepse i futën Ramës dy këmbët në një këpucë. Asnjë të drejtë nuk ka qeveria greke që të bllokojë procesin e integrimit. Sepse ne e kemi dërguar në gjykatë, dhe të gjitha vendet e tjera anëtare di ti thonin se ajo është një shtet demokratik, anëtar i BE, që ka pranuar  dhe deklaruar se pranon vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB ndaj nuk mund ta bllokojë Shqipërinë kur ajo ka pranuar zgjidhjen e gjykatës. Kështuqë çështja e kufirit detar me Greqinë, jo nuk bëhej një mollë sherri por përkundrazi skontohej krejtësisht nga axhenda. Por këta gënjejnë. Lexoja një ditë kushtet që deklaronte Rama nëpërmjet Ditziut të tij se kur shkohet në gjykatë. Kishte rënë brenda me të dy këmbët. Të treja kushtet që citonte ishin që të treja të plotësuara në Gjykatë.

Bledian Koka:  Lexova reagimin tuaj për autorizimin që Presidenti i Republikes për nisjen (apo përmbylljen) e negociatave sic e quani ju procesin, te cilin duket se e bëri pasi futi në grupim një përfaqësues të tij, zotin Ksenofon Krisafi. Megjithatë duket sikur e mbrojtët presidentin duke thënë se e kanë gënjyer. Mendoni se është kaq e thjeshtë kjo?

Sali Berisha: Për definición presidenti nuk mund të bllokojë autorizimin. Presidenti ka të drejtë të kërkojë plotësimin e kushteve por smund të themi se pas plotësimit të kushteve ta bllokojë më pas. Jo, nuk është vendosur kjo praktikë fatmirësisht dhe është respektuar fryma e Kushtetutës. Në këtë drejtim absolutisht e kanë gënjyer, se president që të firmosë për spiunin në ekip nuk mund të ketë. Ai duhet të vinte aty si kusht që ky njëri në ekip nuk mund të jetë. Ka kërkuar dokumenta ai dhe nuk i kanë çuar asgjë ose i kanë çuar dosje të cilat e nxjerrin atë një patriot të tipit Edi Rama, çka do të thotë që komisioni parlamentar duhet të ndërmarrë hetimi të plota rreth të gjithë ekipit të përbërë të firmosur nga Bushati dhe Rama.

Kush i solli 613 kg kokainë në Shqipëri?

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se ka pasur tre dyshime lidhur me 613 kg kokainë që u kap pak kohë më parë në Portin e Durrësit. Berisha tha në Faxnews se droga nuk u kap as nga policia dhe as nga doganat, por nga përfaqësuesi i kompanisë private amerikane Rapiskan.

Ka patur tre dyshime. Në fillim thanë është e Agron Xhafës. Pastaj thanë se mund të kishte lidhje me djemtë e Spartak Brahos dhe klani tretë ishte Gaz Demi. E vërteta është që nuk ishte as ky as djemtë e Brahos. Gaz Demi të jesh i sigurt që jo të bëhet garant për 600 kg por as 5 kg nuk i çon kush për Gaz Demin kurrë, se nuk ka pushtetin. Pra nuk rezultonte as Gon Xhafa të cilin se kursenim po të ishte. Rezultoi klani Rama. Pse? U prish hetimi. Xhafa tha se është vepër ndërkombëtare, Rama deklaroi se s’kanë punë ndërkombëtarët. Plus që janë dhe ca lidhje bogotiane edhe të Ramës edhe të Olsit. Në rast se rikthehemi, atë ditë e kam quajtur Xibraka bis, jo se nuk e dija ku binte Xibraka, jo se nuk e dija se kishte ndodhur dy vite më parë, por se ishin i njëjti klan. Xibraka 1 ishte Olsi Rama”, theksoi Berisha.

Bledian Koka: Thoni që kjo zhurmë që është krijuar për çështjen e lobimit rus bëhët me qëllim për të shmangur debatin nga droga, por a nuk është kjo qeveri që po i kap ngarkesat me drogë? Pra një qeveri që e sjell drogën dhe e kap vetë nuk bën sens..

Në mënyrë absolute droga nuk është kapur nga policia apo doganat dhe ky është mashtrimi më i madh që i është bërë shqiptarëve. Kjo do të thotë që policia dhe dogana bënë gjithçka që droga të mos kapej. Kjo do të thotë se droga u kap nga përfaqësuesi i kompanisë private amerikane Rapiskan, e kontraktuar nga qëveria e mëparëshme. Kontrata e parë që anulloi Rama  ishte ajo me Rapiskan, një kontratë e cila ishte e votuar në parlament dhe që ishte marrë për dy qëllime; armët dhe droga. kur e panë që mudn të gjobiteshin jo më pak se 300 mln euro për anullimin e kontratës sepse kontrata ishte votuar në parlament dhe e bllokonte Briseida. Brisi dilte mbi parlamentin. Ky akt do i kushtonte Shqipërisë 300 mln dollarë gjobë. Kontraktuan zonjën Blair me 600 mijë euro për të mbrojtur Shqipërinë dhe ajo u tha lejojini të vijnë se rrugë nuk ka, jeni të humbur, se çdo gjë është konform ligjeve.

Bledian Koka: Droga u kap ama..

Nga kush u kap? Droga u kap vetëm nga skaneri, i cili, Rapiskan nuk është kompani e doganës shqiptare.

Bledian Koka: Pra po thoni që nuk ka patur operacion të koordinuar ndërkombëtar?

Marina kolumbiane dhe ministria e mbrojtjes së Kolumbisë kanë deklaruar zyrtarisht dy ditë me radhë se i kishin dërguar autoriteteve shqiptare të gjithë informacionin mbi konteinerin famoz. Droga u kap nga ora tre ose katër e mëngjesit. Ndodhi që Fatmir Xhafa nga Durrësi njoftoi se droga u kap nga policia shqiptare-doganat dhe partneritnerët ndërkombëtar. Rama nuk foli deri mbasdite. Mbasdite doli dhe përgënjeshtroi ministrin e tij. Tha se nuk ishte kapur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar por vetëm nga ne. Jo vetëm që e përgënjeshtroi por i nxorri kartonin e kuq: ose do bësh deklaratën që bëra unë ose do largohesh nga ministër dhe Agroni yt, brenda një jave do përfundojë në Itali ku është i dënuar 8 vjet e 4 muaj burg nga gjykata supreme e Italisë.

Bledian Koka: Ka patur presion nga Rama për të ndryshuar deklaratën?

Ultimatum jo presion. Xhafa u largua me zotimin se nuk e bën kurrë atë deklaratë. Pas tij, siç thonë, don Agaçio, mik familje me Xhafën, e bindi Xhafën dhe ja hoqi sedrën dhe i tha mos harro se Goni yt mund të bëhet i penduar dhe mund të dalin dhe gjëra të tjera dhe Xhafa lëpiu atë që kishte thënë në mëngjes. Cfarë ndodhi? Si është historia? Historia është kjo. Ajo që dihet 100% deri tani është se anija ka ndenjtur dy ditë në ujë pa u shkarkuar, u shkarkua me datën 19.

Pasi kishin marrë njoftimin nga Italia dhe Kolumbia, tashmë e dinin që floriri ishte aty, 180 milione euro ishin në konteiner. Atëherë duhet ta bënin të paqënë. Bënë shkresën që nga kalata 4 të gjithë konteinerët e shkarkuar atë ditë aty të kalojnë në kalatën 3, që është diku më tutje, larg, sepse atje mund të operohej më kollaj.  Qirici, që ishte njëri i afërt me qeveritarët, refuzoi, sepse ai e kuptoi që kjo do mbante erë sepse ishte një operacion ndërkombëtar ky, ndaj dhe refuzoi të firmoste shkresën. Qirici u shlarkua në vend sapo refuzoi shkresën. Kush erdhi? Konfidenti kryesor i Gjushit, për të cilin gosipi i Durrësit thotë se së bashku me Ardian Celën janë pagatorët e kaparit. Pra, u gjet njëriu. Mirëpo pse nuk i çuan? Sepse Qirici kishte marrë shkresën vetë. U zhduk Qirici, kërkohej e sdilte. Kjo ishte një dëshmi e tmerrshme e tij dhe e ndërprenë atë dhe nuk e dërguan konteinerin, nuk thanë asgjë dhe bënë përpjekje se si të mund të dilte në dritë jeshile. Por drita ndizet nga sistemi atje. Edhe në momentin kur e ka zbuluar Rapiskan, sipas një burimi dixhital, përfaqësues të doganave i kanë thënë ‘lëre të kalojë’, ndërsa ai i ka thënë jo. Atij fillimisht në ekran i ka dalë diçka flu, kur e ka përpunuar imazhin ka parë pakot e veçanta dhe ka thënë që nuk e lë të kalojë. Aty punon një ekip prej tre katër vetash dhe, kur kanë parë këtë, i kanë thënë të shkonte e ti thoshte drejtorit se cfarë kishin gjetur.

Ky është pra zbulimi i policisë dhe doganës. Zbulimi është krejtësisht i Rapiskan dhe i duhet të jemi mirënjohës atij ekipi që është ndodhur aty, i pakompromentuar, i përgjegjshëm në detyrë, që shpëtoi futjen e një paraje dhe helmi të tillë në Shqipëri, më i madhi që dihet deri sot.

Bledian Koka: Menjëherë pas këtij operacioni, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një vizitë mjaft intensive ne SHBA me nivele mjaft të larta duke kërkuar praninë e një agjenti të përhershëm të FBI në Tiranë. A tregon kjo se SHBA-të kanë një raport besimi me ministrin aktual të brendshëm?

Sali Berisha: Po të shkosh disa muaj përpara ke Ramën që thotë se në Shqipëri janë vendosur 80 e ca agjentë të FBI. Tani del se dhe për të sjellë një të vetëm duhet të shkojnë zyrtarisht dhe të bëhen procedurat. Para se të komentoj këtë vizitën e Xhafës do të kërkoja nga shqiptarët të rikujtojnë pak deklaratën e parë të ambasadës amerikanë për drogën. Përgëzuan policinë por ‘kapja e kësaj sasie do të thotë se trafiqet janë shtuar’ shkruhej në të. Atëherë Xhafa pra shkoi atje për të dyja. Shkoi sepse padiskutim SHBA janë të angazhuara në luftën kundër drogës. Nëse ke dëgjuar, presidenti Trump ka ndërmënd të forcojë ligjet shumë për trafikun e drogës, ti çojë në penalitete shumë të rënda. Dhe Xhafa shkoi njëkohësisht për të marrë mesazhin…

Xhafa siç e ke parë dha një intervistë. Në intervistë Xhafa doli siç ishte. Përveçse pohoi publikisht lidhjet e shtetit, pyetjes specifike nëse qëndrojnë grupe politike pas kësaj ngarkese, që këtë e di çdo njëri që kurrë kjo nuk niset pa një garanci politike, Xhafa i ra anash. Por gazetari iu rikthye pyetjes për së dyti. Në dijeninë time jo tha Xhafa, po e heton Prokuroria, çka do të thotë se ka lidhje politike. Pra ky është problemi i drogës. Përsa i përket letrës që i dërgoi prokurorisë ai mendoi se mund të lajë fytyrën me të. Po s’lan dot asgjë Xhafa, sepse këto që po i them i kam thënë dhjetëra herë, do ti them dhe në parlament, do ti them kudo. Xhafa po të dojë le të shkojë atje e të thotë pse ndryshoi deklaratën. Cfarë implikimi ka Xhafa që ndryshoi deklaratën, kush e detyroi ta ndryshonte? Xhafa vetëm me këtë ka rrezik që del bashkëpunëtor në këtë krim të madh.

Bledian Koka: A ka një dualizëm qëndrimesh mes jush dhe Zotit Basha. Kur ndërsa ju akuzoni direkt vëllain e kryministrit Olsi Rama si porositës të drogës, zoti Basha ia faturon këtë vëllait të ministrit të brendshëm, përkatësisht Agron Xhafajt.

Sali Berisha: Ka patur tre dyshime. Në fillim thanë është e Agron Xhafës. Pastaj thanë se mund të kishte lidhje me djemtë e Spartak Brahos dhe klani tretë ishte Gaz Demi. E vërteta është që nuk ishte as ky as djemtë e Brahos. Gaz Demi të jesh i sigurt që jo të bëhet garant për 600 kg por as 5 kg nuk i çon kush për Gaz Demin kurrë, se nuk ka pushtetin. Pra nuk rezultonte as Gon Xhafa të cilin se kursenim po të ishte. Rezultoi klani Rama. Pse? U prish hetimi. Xhafa tha se është vepër ndërkombëtare, Rama deklaroi se s’kanë punë ndërkombëtarët. Plus që janë dhe ca lidhje bogotiane edhe të Ramës edhe të Olsit. Në rast se rikthehemi, atë ditë e kam quajtur Xibraka bis, jo se nuk e dija ku binte Xibraka, jo se nuk e dija se kishte ndodhur dy vite më parë, por se ishin i njëjti klan. Xibraka 1 ishte Olsi Rama. Them Olsi Rama për dy arsye. Së pari Olsi Rama është i regjistruar në TIMS të ketë udhëtuar pesë herë me makinën e përshatur për transportin e fshehtë të kokainës. Olsi Rama nuk është njëri pa makinë. Rama nuk është njëri pa makina. Që të udhëtojë vëllai i kryeministrit e të shkojë pesë herë jashtë me makinën e klanit, dmth që ai bën punën e klanit. Të mendosh ti që Olsi qënka ushtar, Olsi vetëm komandant mund të jetë se ushtar s’mund të jetë se ka vëllain kryeministër. Përveç kësaj ka një detaj tjetër. Ata që duan ta hetojnë le të marrin pak tabulatet e bisedave telefonike të Ramës me anëtarët e klanit të Xibrakës, edhe pas arrestimeve. Të shohin se çfarë i kanë thënë ata Ramës dhe çfarë është biseduar. Pra klani Xibrakës ishte klani Rama. Që të nisësh 600 kg kokainë në një vend si Shqipëria, dy janë të vetmet mundësi garancie; ministri i brendshëm, edhe ai jo 100% sepse nuk ka doganën, dhe 100% i sigurtë është vetëm kryeministri. Në Xibrakën 1 droga u fut mbi 500 kg, fabrika ishte më e madhja në Ballkan, kimistët erdhën, pra garancia politike funksionoi. Ajo çka nuk funksionoi ishte se nuk shurdhuan dot përgjimin gjerman, i cili i zbuloi ata. Kështuqë klanet të cilat zbuluan drogën në Xibrakë nuk mund të akuzonin mburojën politike të drogës, ajo e bëri detyrën. Ata e provuan prap në Durrës dhe e provuan përsëri me vëllezërit Rama. Ajo nuk funksionoi sepse skaneri dështoi, Rapiskan i bëri të dështojë.

A do të marrë Berisha rolin e garantit në bashkimin e PD?

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehu bindjen se para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së. Berisha theksoi se “e kam thënë dhe e them që rikthimi i kontributeve në PD, dhe kur them kontributeve them që nga viti 1990, në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë që kalon vendi, për shkak të instalimit të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, e konsideroj përgjegjësi të demokratëve, e konsideroj të domosdoshme që PD të mund të përballet fuqishëm, bashkë me opozitën për të nxjerrë vendin nga kjo situatë”. Ish-kryeministri tha për Faxnews se  nuk jam i gatshëm të marrë asnjë rol, përveç këtij roli që kam, jam njëri i tërhequr dhe i dorëhequr. “Unë besoj se ky grup, të gjithë këta ish-drejtues, Basha dhe drejtuesit e tjerë aktual, i kanë të gjitha mundësitë dhe pontencialet, që në interesin më të mirë të Shqipërisë e shoqërisë shqiptare, por edhe miqtë e PD janë thellësisht të interesuar që PD të konsolidohet në të gjitha kontributet e veta, të gjejnë rrugën dhe vazhdojnë betejën, pasi askush nuk mund të thotë sot, se Shqipëria ka pasur ndonjë rrezik më të madh në këto 27 vite se narkoshtetin e Edi Ramës”, tha ai.

Bledian Koka:  Një shqetësim ose një vëmendje kryesore është edhe situata në PD. A jeni i shqetësuar si po adresohet thirrja juaj, për bashkimin e kontributeve dhe adresimin që po i bën asaj z. Basha?

Sali Berisha: Unë mendoj se disa hapa … sigurisht unë e kam thënë dhe e them që rikthimi i kontributeve në PD, dhe kur them kontributeve them që nga viti 1990, në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë që kalon vendi, për shkak të instalimit të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, e konsideroj përgjegjësi të demokratëve, e konsideroj të domosdoshme që PD të mund të përballet fuqishëm, bashkë me opozitën për të nxjerrë vendin nga kjo situatë. Disa hapa janë bërë. Dëshiroj dhe uroj që të kenë sukses. Një grup po rishqyrton statutin.

Bledian Koka:  Basha ka shpallur se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në 28-29, ku do të diskutohet statuti. Ka disa rregulla se si mblidhet Kuvendi mes dy mbledhjeve të këshillit kombëtar. Asnjëra prej këtyre nuk është bërë…

Sali Berisha: Do bëhet mbledhja e Këshillit kombëtar. Para kuvendit do ketë mbledhje të këshillit kombëtar. Mbledhja e këshillit kombëtar do të diskutojë ndryshimet statutore…

Bledian Koka:  Kur do të ndodhë se jemi vetëm 1 muaj para …

Sali Berisha: Shpresoj se do e thërrasë sepse realisht nuk e di. Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të diskutojë ndryshimet e statutit që do ti miratojë këshilli kombëtar. Më pas këto do ti kalojnë Kuvendit Kombëtar. Forma më e mirë e miratimit të tyre. Ndonëse në dijeninë time ndryshimet statutore mund të miratohen vetëm në Këshillin Kombëtar dhe të kalohen në kuvend, por mënyra më e mirë dhe më serioze është të miratohen në Kuvend.

Bledian Koka:  Pra nuk ka gjasë që të tejkalohet këshilli …

Berisha: Jo nuk ka gjasë. Sipas informacioneve që kam unë, do të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar.

Bledian Koka:  Z. Basha ka një inflacion kërkesash falje për gabimet që ka bërë. Ju thoni bashkim të kontributeve, por ajo që lexohet është se ka një mungesë besimi nga kontribuesit ndaj Bashës. A jeni ju i gatshëm që të jeni një garant mes personave me kontribute dhe Bashës në mënyrë që PD të kthehet në një alternativë?

Sali Berisha: Unë nuk jam i gatshëm të marrë asnjë rol, përveç këtij roli që kam, jam njëri i tërhequr dhe i dorëhequr. Unë besoj se ky grup, të gjithë këta ish-drejtues, Basha dhe drejtuesit e tjerë aktual, i kanë të gjitha mundësitë dhe pontencialet, që në interesin më të mirë të Shqipërisë e shoqërisë shqiptare, por edhe miqtë e PD janë thellësisht të interesuar që PD të konsolidohet në të gjitha kontributet e veta, të gjejnë rrugën dhe vazhdojnë betejën, pasi askush nuk mund të thotë sot, se Shqipëria ka pasur ndonjë rrezik më të madh në këto 27 vite se narkoshtetin e Edi Ramës.

Bledian Koka:  Nëse PD dështon, duket sikur kuvendi dhe këshilli kombëtar, dështon ti japë një përbashim të partisë, a i druheni një çarje…

Sali Berisha: Unë besoj se nuk do të dështojë. Nuk është një proces i lehtë, por uroj dhe dëshiroj që secili të marrë përgjegjësinë e tij dhe në interesin më të mirë duke pasur përballë një situatë të vështirë, theksoj se kontributet duhet të bashkohen dhe duhet të bëhet një përpjekje shumë e madhe për të elektrizuar rininë shqiptare, angazhuar atë në një betejë si rruga e vetme për të përmbysur këtë klikë në pushtet, e cila pa revolucion nuk ikën.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/979780285516212/

SHKARKO APP