E premte 7 shkurt/Vijon moti i acartë, të hënën rikthehen reshjet

Edhe sot Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vranësirat dhe pothuajse i gjithë territori do të ketë reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -4ºC në 08ºC dhe në zonat bregdetare nga 01°C në 08ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje dëbore në një pjesë të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -9ºC deri në 02ºC dhe në zonat e ulëta nga -5ºC në 04ºC.

SHKARKO APP