E treta enigmatike në vrasjen e Mateos

Nga: Redjon Shtylla

Krimi makabër që tronditi vendin, ku 8-vjeçari u rrëmbeu, u vra dhe u gropos, mund të fsheh një tjetër ngjarje të rëndë, brenda një skene. Drejtësia që familja e Mateos kërkon ndaj Klodian Çalamanit, madje dhe në kërkesën për varjen e tij, sipas një deklarate bombë, mund të kërkohet edhe tek një grua. Një grua përflitet që është brenda ngjarjes që kalon limitet e një krimi.

Sipas kësaj dëshmitareje, Mateo ka parë diçka, dhe se në vrasje është e përfshirë një grua. Duke folur për emisionin ”Me Zemër të Hapur”, dëshmitarja kërkoi që të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve, pasi personi që ndihmoi Klodianin mund të jetë i famlijes, apo i rrethit të ngushtë familjarë.

“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda. Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarje”, ka thënë ajo.

Tezja e Mateos, Adriana tha se sytë e 8-vjeçarit kanë parë diçka që nuk duhej ta shihte, ndaj edhe është vrarë sipas saj. ”Sytë e tij kanë parë diçka që unë nuk di çfarë të them, kanë parë diçka që ai është goditur. Për të mbuluar gjithçka është vrarë nipi im”, tha tezja po në emisionin “Me Zemër të Hapur”. Gruaja thotë se nuk ka vrasje pa një shoqërues. Po ashtu ajo thekson se djali ka qenë dhe herë të tjera në shtëpinë e vrasësit, dhe ai s’ka pasur arsye ta vriste.

Kurse familjarët e viktimës sipas burimeve mediatike, thonë se qëndrimet e dëshmitares që del të jetë komshie me ta, janë kontradiktore. Ata i kanë kërkuar Policisë që të nisë hetimet mbi të dhe lidhjet që ajo ka pasur me ngjarjen.

Pjesa që çon në pistën e një të treti në këtë ngjarje, janë deklaratat e dhëna nga autori që janë të njëjta me ato që ka thënë gruaja e moshuar, që e cila banon pranë shtëpisë së viktimës dhe Çalamanit.

8-vjeçari u vra dhe mbi të nuk mund të fshihen histori apo ngjarje që nuk duhen dënuar. Organet e drejtësisë duhet të analizojnë çdo detaj, që të zbërthejnë krimin makabër, dhe të shuajnë çdo zë mbi ngjarjen që tronditi thellë shoqërinë shqiptare.

Pse u vra Mateo dhe kush është i përfshirë në ngjarje? Drejtësia duhet të përgjigjet. Ndaj një ëngjulli nuk mund të fshihen mëkatet e të rriturëve, ku historitë e konflikteve mes tre familjeve, nisën që në vitin 2006.

SHKARKO APP