E vërteta e vizës së Petrit Vasilit në SHBA

“Zëri i Amerikës”, në një intervistë me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi mbrëmjen e sotme shtroi pyetjen hipotetike dhe të pakonfrimuar, nëse nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Koha Jonë” ka siguruar dokumentin që vërteton se Petrit Vasilit jo vetëm nuk i është refuzuar viza, por pak muaj më parë ka udhëtuar normalisht drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë ka ardhur dhe reagimi i Vasilit, i cili ka përgënjeshtruar lajmin. Ai thekson se që prej vitit të kaluar nuk ka aplikuar për një vizë amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, ai thekson se ka qenë disa herë në SHBA i pajisur me vizë zyrtare A2. Ai tregon se vizita dhe kërkesa e fundit për vizë ka qenë në qershor të 2018 .

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ju sqaroj që kam qenë disa herë radhazi në Amerike i pajisur gjithmonë me vizë zyrtare A2 duke filluar nga pjesëmarrja në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump në janar 2017 dhe më pas edhe në dy vizita të tjera të njëpasnjëshme.
Vizita e fundit dhe kërkesa e fundit për pajisjen me vizë ka qenë në qershor të vitit 2018 në vizitën e zj.Kryemadhi në Washington ku sërish kam udhëtuar me vizë A 2”, deklaron Vasili për “BW”, -tha Vasili.

Fotoja më poshtë e pasaportës së Petrit Vasilit konfirmon udhëtimin e Vasilit dhe marrjen e vizës për në SHBA. I pyetur nga “KJ” nëse pa kësaj vize amerikane ai ka aplikuar për vizë tjetër, ai u përgjigj “Jo”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?