E vranë në Stamboll, por sajojnë se u vetvra gazetarja e BBC-së

 

 

Miqtë dhe koleget e ish-gazetares së BBC, që u gjet e varur në në tualetin e një aeroporti në Turqi thonë se “me siguri atë e kanë vrarë” pasi mendojnë se është e pamundur që ajo të ketë kryer vetëvrasje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jacky Sutton, 50 vjeç, kishte udhëtuar nga Londra në Aeroportin Ataturk të Stambollit, por besohet se nuk ka mundur të hipë në avionin tjetër për Irak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo më pas ishte ndjerë e stresuar kur stafi i linjës ajrore i tha që i duhej të blinte një biletë të re. Më vonë ajo u gjet e varur në tualet nga tre pasagjerë rusë, sipas mediave lokale.

Sutton besohet se do të shkonte në Irak për të drejtuar Instituin për Raportime Lufte dhe Paqeje.Vdekja e saj erdhi 5 muaj pasi paraardhësi i saj në organizatë u vra gjatë një sulmi me bombë në Bagdad.

Sutton ka qenë e angazhuar me shumë organizata humanitare si dhe më parë ka punuar gazetare në BBC.Ajo arriti në Stamboll me linjën ajrore Turkish Airlines rreth orës 10 të darkës me orë lokale mbrëmjen e së shtunës (17 tetor), dhe do të fluturonte më pas për në Erbil të Irakut në mesnatë por humbi avionin.

Gazetari irakien, Mazin Elias, që ka punuar me të, tha për mediat se ishte e pamundur që ajo mund të kishte kryer vetëvrasje, por thotë se dikush e ka vrarë Jacky-n.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?