“Edhe 3”, Manjani: Përtej entuziazmit të ambasadorëve, ka ende punë për të ngritur Gjykatën Kushtetuese

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me emërimet e fundit për në Gjykatën Kushtetuese, trupës së të cilës i mungojnë ende edhe 3 gjyqtarë.

“Iku dhe i gjashti. Dmth u emërua.

Tani janë edhe 3, që i duhen Gjykatës Kushtetuese. 1 mund të emërohet relativisht shpejt sepse i takon nga vendet që emëron Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e Lartë duhet të emërojë 2+1 anëtarët e saj në Gjykatën Kushtetuese. Janë 3 të zgjedhurit e Gjykatës së Lartë ato që bëjnë dallimin në vendimmarrjen e pavarur të Kushtetueses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa 3 të zgjedhurit nga Gjykata e Lartë, vendimmarrja në Gjykatën Kushtetuese është e mangët, e pasigurtë dhe mbi të gjitha jo e pandikueshme nga politika.

Përtej entuziazmit fallco të Ambasadorëve, ka ende punë për të ngritur Gjykatën Kushtetuese”, shprehet Manjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?