Edhe Dritan Shakohoxha mbështet Erion Veliajn (VIDEO)

Edhe gazetari i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha, mbështet Erion Veliajn për garën zgjedhore të 14 majit.

Nga shkolla e fëmijërisë, “Kosova”, Dritan Shakohoxha i ka dërguar një videomesazh Erion Veliajt për zgjedhjet e 14 majit.

Kjo është shkolla e fëmijërisë time, shkolla “Kosova”. Ka qenë nga më të bukurat e Tiranës. Ndër vite pati probleme të shumta, edhe e dogjën, pastaj e shndërruan në një parking me diabolizmin për të ndërtuar një pallat të madh edhe në këtë copë të bukur të Tiranës. Por një djalë kampion si Erion Veliaj e ktheu këtë shkollë edhe njëherë me madhështinë e saj. Kampion nuk lind, kampion bëhesh me djersë, përkushtim dhe sakrifica. Ky është kryetari i bashkisë që duam. Ky është kryetari i bashkisë, kampion që kemi ne. Erion Veliaj, votojmë për ty të gjithë”, thotë Shakohoxha.

Në vijim videomesazhi i Shakohoxha për Veliajn: 

SHKARKO APP