Edhe Kushtetuesja e quan të paligjshëm dekretin e Nishanit

Edhe Gjykata Kushtetuese ka reaguar në lidhje me vendimin e presidenti Bujar Nishani për të shpallur ditën e zgjedhjeve në Bashkinë e Peshkopisë. Ky institucion e quan shkelje ligjore vendimin e Presidentit Bujar Nishani, për të dekretuar datën e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës, pa hyrë në fuqi vendimi i saj për Shukri Xhelilin.

Burime pranë kësaj gjykate thanë për Shqiptarja.com se vendimet marrin vlerë 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, publikimi i vendimeve në faqen zyrtare nuk merr karakter ligjor, por janë thjesht informuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendimet marrin vlerë vetëm pasi botohen në fletoren zyrtare. Vendimet online e shkresat për institucionet, janë thjesht informuese” thanë burime pranë Gjykatës Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?