Edhe Malisheva i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me datë 28 nëntor

Malisheva i bashkohet festës së madhe në Tiranë, kryetari i Komunës: Tirana e bukur që drejtohet nga një kryetar punëtor, do të hapë dyert për shqiptarët

Malisheva është qyteti i radhës që i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me datë 28 nëntor. Kryebashiaku Erion Veliaj shprehet se bashkë me miqtë nga Komuna e Malishevës do të kremtojmë në Tiranë 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare.

“Malisheva i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Tirana mirëpret miqtë tanë nga Komuna e Malishevës për të kremtuar së bashku 112 vite pavarësi dhe krenari kombëtare. Bashkia Tiranë dhe Unioni i Bashkive Shqiptare, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët Shqiptare”, sjellin për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve”, shkruan Veliaj.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati falenderon kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që edhe këtë vit do të hapë dyert për të pritur shqiptarët nga kudo ku janë për të kremtuar së bashku festën e pavarësisë.

“Qytetarë, na ndajnë vetëm pak ditë nga festa më e madhe e kombit shqiptar, festa e 28 nëntorit, kësaj dite të shënuar të pavarësisë së Shqipërisë. Edhe këtë vit, Tirana e bukur që durohet nga një kryetar shumë punëtor, miku im Erion Veliaj do të hapë sërish dyert për të pritur shqiptarët nga kudo ku jetojnë në një festë ku përmes grupeve kulturore, sportive dhe artistike do të paraqesim traditat dhe vlerat tona që na bashkojnë. Ju bëj thirrje të gjithëve të jemi pjesë e ngjarjes më të madhe shqiptare që më 28 nëntor do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë”, shprehet Kastrati.

https://www.facebook.com/share/v/185KGGiFDJ/?mibextid=WC7FNe

SHKARKO APP