Edhe për qershorin nuk ka projekt për Reformën në Drejtësi

Drafti i Reformës në Drejtësi nuk do të jetë në kalendarin e punimeve 3-javore të parlamentit. Konferenca e Kryetarëve e miratoi sot kalendarin, pa draftin që kryeministri Rama tha se do ta çonte në parlament pas dështimit të negociatave me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Një ditë më parë ambasada amerikane e mbështeti vendimin e Ramës për ta çuar draftin në kuvend. Por mazhoranca nuk i ka votat e mjaftueshme për ta votuar atë dhe një dështim do të thotë shtyrje me të paktën 1 vit të reformës.

Ambasada e SHBA dhe BE u kanë bërë thirrje deputetëve të mbajnë qëndrime individuale mbi reformën, ndërsa opozita ka paralajmëruar se në qoftë edhe sikur një deputet i saj të bëhet pjesë e “trafikimit” të votës dhe të votojë reformën, ajo do të djegë të gjitha mandatet e tjera, çka do ta fuste vendin në një krizë të thellë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?