Edhe Stambolli në shenjëstër nga ISIS
Terroristët kishin bërë plan që të goditej edhe Stambolli. Në të njëjtën ditë kur ndodhën sulmet terroriste në Paris, në Stamboll u arrestuan 5 persona të dyshuar se po planifikonin të ndërmerrnin sulme të ngjashme. Autoritetet turke thonë se në këtë mënyrë ua prishën planet terroristëve të ISIS për të goditur edhe Stambollin. Sipas AFP, mes të arrestuarve ishte edhe një bashkëpunëtorë i ngushtë i “Xhihadistit John”, për të cilin thuhet se u vra nga bombardimet e ushtrisë amerikane. Autoritete turke po hetojnë për të zbuluar lidhjet e të arrestuarve me atentatorët e Parisit.
KOHA JONË SONDAZH

