Edi Paloka: Boll më armëpushim me Ramën!

Pas tërmetit të 26 nëntorit, Nënkryetari i PD Edi Paloka pranon se PD bëri një armëpushim për t’u përqendruar në përballimin e situatës, por sipas tij kryeministri Edi Rama kërkoi të përfitonte.

Në një intervistë për “News 24”, Paloka shprehet se tani nuk ka më armëpushim me Edi Ramën. Ai thotë se Rama është i vetmi person që i është gëzuar tërmetit, por tani qytetarët duhet t’i thonë ndal dhe kjo fatkeqësi duhet të shërbejë si një arsye me shumë që kryeministri të hapë krahun.  “Për mua nuk duket shumë e largët koha e diskutimeve për zgjedhje të parakohshme. Në këtë rast në gjendje të jashtëzakonshme, kur ka fatkeqësi gjithmonë dalin disa spekulantë që mundohen të përfitojnë dhe në rastin tonë ishte Rama. Ishte spekulantë jo vetëm politikisht, por nuk po ndalet në asgjë. Ndërkohë që ne bëmë armëpushim, ai kërkon të kalojë ligjin për të censuruar median. Pas tërmetit kaluan koncesione të tjera në herën e parë që shkoi në parlament. Ky është njeriu i vetëm që është gëzuar nga tërmeti në Shqipëri dhe po e tregon përditë me abuzimet dhe spekulimet e tij. Ne duhet ti themi ndal sepse tërmeti u duk sikur Ramës i dha një dorë politikisht për faktin se opozita bëri një armëpushim, por në këtë situatë, tërmeti është një arsye më shumë që Rama të hapi krahun”, tha Paloka.

Nënkryetari i PD deklaroi se nëse Rama do vazhdojë të qëndrojë kryeministër, historia e banorëve jashtë do të vazhdojë po njësoj, sikurse edhe në Korçë.

SHKARKO APP