Edi Paloka publikon mesazhet me një figurë të njohur publike: “E provokova” për Ramën, ja si reagoi

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, në rrjetin social facebook ka publikuar mesazhet që ka shkëmbyer me një figurë të njohur publike, por pa i përmendur emrin teksa e ka “provokuar” për kryeministrin Edi Rama.
Paloka shkruan se ka mbetur i befasuar me reagimin e tij.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë:
Rama personalisht , po dhe ata që paguan me paratë që na vjedh ne, këtë fundviti paskan vënë si objektiv të propagandës, paraqitjen e Ramës si qënie njerëzore “që ka dhe difekte, po nuk është aq i zi sa duket…” , madje , madje ka edhe halle që ne shqiptarët e rëndomtë as nuk ja shohim e as nuk i kuptojmë…!
Këtë herë nuk po e komentoj vetë këtë përpjekje të grimierëve për të fshehur të keqen nën pudrën e makiazhit, po vendosa të publikoj mendimin e një figure të mirënjohur intelektuale për qënien që kemi kryeministër.
Po e postoj sepse realisht më befasoi reagimi i tij ndaj një “provokimi” të vogël që i bëra. Po komunikonim mbi një temë që kishte lidhje me artin e kulturën e jo me politikën. Unë qëllimisht “e provokova” për Ramën, që të shihja reagimin e tij.
P.S
Me që nuk i kam marrë leje , emrin nuk po e publikoj!
Po e postoj direkt me screenshot

SHKARKO APP