Edi Paloka: Turp për Enkelejd Alibeajn që sulmon PD dhe mbron Ramën

Nga EDI PALOKA

Alibeu paska dalë në podium për të sulmuar PD, jo Ramën! Ky që pranon të ulet e bashkëpunojë me Tao Ballën, deklaroi se as “nuk do t’i përfaqësojë ata me të cilët nuk e lidh asgjë”, duke nënkuptuar deputetet e PD. E me paturpësi pastaj shton se qenka kryetar i grupit të PD! Të kujt PD-je, të asaj që voton në Parlament siç urdhëron Rama e që ka përfunduar më keq se “kërpërata”? Të atij grupi që bashkëpunon me Ramën në Parlament për t’i mbyllur gojën opozitës e për të bllokuar nismat e saj?

A mund të na thotë ky Alibeu si pjesë e Konferencës se Kryetarëve se si ka mundësi që Rezoluta për krimet e ganocidin në Kosovë, në shkelje të çdo procedure, vazhdon të qendrojë në sirtar?

Po projektligji për lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon të mos e shoh dritën? A e ka ngritur në Konferencën e kryetarëve këtë çështje ky “bashkeluftetari” i Tao Ballës ne gjoja hapjen e dosjeve?! Sigurisht që jo, sepse nuk e lënë Tao me Ramën. Prandaj dhe Rama ndjehet komod dhe lëshon çfarë i vjen në goje për opozitën, kur në sallë është vetëm Alibeu…
Prandaj shumë shpejtë në atë sallë do duhet të flasin shqiptarët, demokratët e jo ata që kanë uzurpuar karriget e mandatet me votën e tyre e ca më shumë ata që janë aty me votë të vjedhur e manipuluar.

SHKARKO APP