Edi Rama, ambasadorit rus: Ju ndalni luftën dhe Zelenskit nuk ia jap fjalën!

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën që u përqendrua tek lufta në Ukrainë, u shoqërua me polemika nga Rusia, Shqipëria, kryetare e radhës e Këshillit, dhe Ukraina.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që drejtoi seancën, kishte ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të fliste. Ishte hera e parë që Presidenti ukrainas merrte pjesë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Por edhe para se zoti Zelenskyy të merrte fjalën, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia dhe kryeministri Rama, këmbyen polemika të ashpra.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Por duke qenë se ju përsëritët shumë herë se shkelja ka të bëjë me faktin që Presidenti Zelenskyy të flasë më parë se anëtarët e Këshillit, ka një zgjidhje për këtë, nëse ju bini dakord. Ju ndalni luftën dhe presidenti Zelenskyy nuk e merr fjalën. Ajo që e bën atë të rëndësishëm këtu dhe ajo që e bën të rëndësishme për të gjithë ne që ta dëgjojmë atë fillimisht dhe pastaj të diskutojmë, është shkaktuar nga ju, jo nga ne”, tha Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?