Edi Rama falenderon Berishën për HEC-in e Banjës në Gramsh
Kryeministri Edi Rama ka përuruar sot HEC-in e ri të Banjës në Gramsh, veprën e parë të përfunduar të kaskadës së Devollit, e cila, sikurse tha ai, ka sjellë përfitime të jashtëzakonshme për zonën.
Rama ka falenderuar në veçanti kompaninë “Statkraft” si dhe të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj vepre, pasi pohoi se “e gjetëm kontratën të nënshkruar”.
Duke renditur problemet që u zgjidhën dhe përfitimet për banorët e Gramshit, kreu i qeverisë tha se tani mbetet vetëm që t’i gjendet një emër liqenit të ri të krijuar: Liqeni i Norvegjisë apo liqeni i Devollit.
Nga fjala e Ramës:
“Nga sot nis një rrugë e re drejt së ardhmes për t’u bërë në vitet që vijnë një nga zonat më të vizituara të vendit tonë për potenacilin e vet natyror dhe turistik, deri më sot vetëm një ëndërr që i ngjante një iluzioni.
Ky moment është rezultat i një bashkëpunimi shembullor i qeverisë shqiptare me një prej kompanive më të shquara në botë në sektorin energjitik.
Është vepra e parë e përfunduar në kaskadën e Devollit. Këtu u punësuan rreth 2 mijë punonjës dhe kapaciteti i rezervuarit të këtij HECi ka volum 4oo miliardë litra ujë dhe meqë jemi një vend i lidhur me futbollin, sipërfaqja e barabartë me 2 mijë fusha futbolli.
Për ne është shtë shumë e rëndësishme që realizimi i kësaj vepre ka lidhur organizikisht të gjitha njësitë administrative të fshtrave përgjatë rrugës së re drejt Gramshit.


Vetëm në këtë zonë janë 400 km rrugë, meqënëse thonë që nuk kemi bërë asnjë km. Janë bërë 14 ura dhe ura më e gjatë sot në Shqipëri, 520 m, një vepër e shkëlqyer inxhinjerike dhe një ujë që afron një pamje fantastike të liqenit të ri.
Kemi bërë një studim të gjatë mbrëmë me miqtë e “Shtatkraft” dhe një nga sugjerimet ka qënë që liqeni ka nevojë për një emër. Debati është a do të quhet liqeni i Norvegjisë apo liqeni i Devollit. Por këtë mbetet ta zgjidhin autoritetet vendore.
Ky HEC solli shpërnguljen e familjeve në shtëpi më të mira dhe ndërtimin e një shkolle; rehabilitohen 250 ha pyje dhe çelet një mundësi e re peshkimi në zonë. Disiplinohen përfundimisht ujërat e Devollit dhe evitohen përmbytjet si dhe sigurohet vaditja deri në fushat e Myzeqeja e dy ujësjëllësa të rinj për bashkinë e Gramshit dhe të Cerrikut.
Ndërtimi i rrugës që e ka lidhur Gramshin me pjesën tjetër të botës, duke filluar nga lidhja e tij me Tiranën për 90 min, kur deri dje duheshin më tepër se tre orë dhe një gjendje optimal e shtyllës kurrizore.
Mos harroni se gjetëm një kontratë të nënshkruar dhe një situatë sociale eksplozive që ishin pikëpyetje e madhe për investimin. Bëmë të mundur falë fleksibilitetit të kompanisë, që është një shembull rezatues i përgjegjësisë sociale, të zgjidhim problemet. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj vepre dhe mezi e presim energjinë e pastër të saj. “
KOHA JONË SONDAZH


