“Edi Rama jam”. Kryeministri kopjon emisionet televizive
Kreu i qeverirsë Edi Rama ka zgjedhur një formë të re komunikimi me qytetarët që shkruajnë në platformën “shqipëriaqëduam.al|. Kryeministri është shfaqur në një video në Facebook duke u telefonuar qytetarët dhe duke u komunikuar zgjidhjen e problemeve për të cilat ata janë ankuar në platformën e bashkëqeverisjes.
“Me një kanal komunikimi urgjent për hallet e luftës në familjet tuaja. Shkruani dhe lini kontaktin tuaj telefonik. Brenda 24 orësh ju kthejmë përgjigje. Një Atdhe. Nj ëFamilje”, shkruan Edi Rama.
Modele të tilla komunikime ngjajnë me emisionet e mëngjesit në televizionet shqiptare, ku qytetarët shprehin ankesat e tyre.
Duhet thënë se dhe Hugo Çavez i Venezuelës kishte dikur një emision personal në kanalin shtetëror televiziv, ku merrte në telefon qytetarët. Por kryeministri i Shqipërisë ka vet kanal televiziv dhe ideja e Çavezit duket shumë e vjetër përballë risive Rilindjes.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/287101142274147/
KOHA JONË SONDAZH

