Edi Rama jep lajmin: Drejt përfundimit Parku “Dua të Luaj” në Berat

“Drejt përfundimit parku më i ri i Beratit, pjesë e rrjetit kombëtar “Dua të Luaj”, një hapësirë e shumëpritur nga banorët por dhe për turistët e shumtë që ndalen në qytetin e UNESCO-s”, bën me dije përmes një postimi që ka bërë në mediat sociale Rama.

Ky projekt konsiston në ndërtimin e këndeve që mundësojnë zhvillim të aftësive motorike të fëmijëve të moshave të ndryshme dhe që aksesohet nga të gjithë; rimodelimin apo përmirësimin e këndeve të lojërave ekzistues të degraduar, me qëllim rritjen e aksesit dhe bashkëveprimin me elementet natyrorë; si dhe krijimin e infrastrukturave të cilat ndikojnë në sigurinë për grupmoshat 0-14 vjeç, si p.sh., sinjalistikë në infrastrukturën rrugore, barriera dhe hapësira urbane rrethuese në këndet ekzistuese, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?