Edi Rama ju fton ta pyesin. Konferenca e fundvitit LIVE në Facebook dhe Twitter
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se do të realizojë konferencën tradicionale të fundvitit live në Facebook dhe Twitter.
Rama shkruan gjithashtu se në të njëjtën kohë do të bashkëbisedojë me gazetarët. Kreu i qeverisë ka postuar gjithashtu edhe hashtagun me të cilin mund të dërgohen pyetjet për kryeministrin.
”Konferenca tradicionale e fundvitit, kesaj radhe do te zhvillohet live ne Facebook&Twitter, ne te njejten kohe me bashkebisedimin me gazetaret. Pyetjet tuaja mund t’i postoni duke filluar qe tani, me hashtagun #EdiRamaPËRGJIGJET”,- shkruan Rama në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

