“Edi Rama ka një meritë të pamohueshme”, Vasili: Krijoi narko-shtetin

Dy ditë më parë, media e njohur angleze “The Independent” botoi një artikull për Shqipërinë se si u kthye në Kolumbinë e Europës, përsa i përket trafikut të drogës, që duket se s’ka të ndalur.

Këtë artikull, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale, teksa thekson se Edi Rama e ka një meritë të mohueshme sepse e ktheu vendin në narko-shtet.

Në vijim postimi i plotë i Petrit Vasilit

“MERITA” E PAMOHUESHME E EDI RAMES: KRIJOI NARKO-SHTETIN.

Të vërtetat, që Mister-Pazarxhiu Edi Rama nuk i blen dot i bën publike botërisht sërish “The Indipendent”.

Gazeta e njohur angleze “THE INDEPENDENT” 2 ditë me parë publikoi artikullin:

“Si Shqipëria u bë Kolumbia e Europës”.

Në shkrim citohet edhe një diplomat perëndimor, ajo që thotë ai është shumë e fortë.

“Është Kolumbia e Europës.
Është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë.
Është një NARKO-SHTET.
Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”.
Ai tha se kapet vetëm 5 për qind.”

Këto janë të vërtetat që nuk fshihen dhe që nuk blihen dot nga Edi Rama.

Edi Rama ka: vetëm një “meritë”, ka bërë vetëm një “punë të sukseshme”, ka përmbushur vetëm një “mision”:

Krijoi narko-qeverine, që krijoi më pas NARKO-SHTETIN!

Edhe një pyetje për ta mbyllur.

Kur do t’i padisë Edi Rama këto dhjetëra televizione e gazeta anë e mbanë globit, që e kanë demaskuar e poshtëruar Edi Ramën?

Kur do të padisë Bild, VOA, ZDF, ARD, RAI, France 24, The Indipendent, The Economist, Newsweek, Asociated Press, ANSA etj.?

Jepi Edi Rama padite gjithë botën. Hë de jepi.

Edhe i inkriminuar edhe i deshperuar, edhe i kapur edhe hapur, edhe nevrik si gjel edhe i urtë si pulë ky është Kryeministri ynë.

SHKARKO APP