Edi Rama: Kurrë nuk mendoja se do më vinte për të vjellë nga një çmim Nobel
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër për dhënien e çmimit Nobel për letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke. Fituesi Handke njihet si një autor që ka adhuronte kasapin e Ballkanit, Sllovoda Milosheviç dhe u jep të drejtë serbëve për masakrat ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve.
“Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë.
Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe gjenocidit”,- shkruan kryeministri Edi Rama në Twitter.
Never thought would feel to vomit because of a @NobelPrize but shamelessnes is becoming the normal part of the world we live🤮After disgraceful choice made from a moral authority like the Nobel Academy shame is sealed as a new value👎NO we can’t become so numb to racism&genocide!
— Edi Rama (@ediramaal) October 10, 2019
Lexoni edhe…
- Kur nobelisti Peter Handke shante shqiptarët dhe boshnjakët: Shkoni në ferr…
- Cakaj: Akt i turpshëm me çmimin “Nobel” në letërsi
- Washington Post: Handke një mbrojtës famëkeq i Milosheviçit
- Mehmet Kraja i shkruan Akademisë së Nobelit: Anuloni çmimin
- Akademia e Shkencave në Kosovë: Çmimi Nobel iu dha një mbështetësi të Millosheviçit