Edi Rama mbërrin në selinë e PS-së, por nuk jep asnjë koment mbi rezultatin paraprak të zgjedhjeve

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë një koment për këtë.

Paraditen e kësaj të hëne, Kryeministri është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste.

I veshur sportiv dhe në dukje mjaft i qetë, kryeministri nuk ka pranuar të japë asnjë koment i pyetur nga gazetarët për rezultatet e deritanishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me 1819 kuti të numëruara nga 5225 në total, sipas KQZ-së, PS-ja ka arritur të marrë 52 përqind të votave, konvertuar në mandate janë 83.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?