Edi Rama me vargjet e famshme të vlonjatit të madh Ali Asllani
Nga Edi Rama.
AMARCORD
Cilido që është, sadopak, i lidhur me Vlorën dhe jep e merr me tallazet e përditshme të shqiptarisë, sapo rikthehet në këtë qytet të të gjitha kontrasteve, nuk ka se si mos t’i gjejë gjithmonë aktuale vargjet e një poeme të famshme të një vlonjati të madh, patriotit, shkrimtarit dhe diplomatit Ali Asllani, të cilit më 20 dhjetor do t’i përkujtohet 50 vjetori i vdekjes:
“Shikoni e shikoni valën që valon,
Se sa shum’ gjëmon, se sa pak gjykon,
Me re e me erë zë e guduliset,
Tundet e lëkundet dhe nga shtrati niset,
Fryhet edhe fryhet duke ngritur kryet,
Pasandej i teket, anës detit thyhet,
Njëra shkon përpara, tjetra turret pas,
Njëra do përplaset, tjetra do pëllcas,
Si e si të bëjnë sa shum’ e më shumë,
Mbi kurriz të detit buj e zhurmë e shkumë!
Mirë po deti det dhe asgjë s’humbet!
Dhe sado që duket se u bë rrëmujë,
Deti si përherëra rrafsh e plot me ujë”
KOHA JONË SONDAZH

