Edi Rama ndërhyn në Maqedoni/Kryeministri maqedonas “dorëhiqet” nga dorëheqja! Ndërron mendje Zaev: Shtyhet deri në afat të pacaktuar!
Kryeministri maqedonas, i cili dha dorëheqjen para disa ditëve mësohet se ka anulluar dorëheqjen. Mësohet se kjo ka ardhur pas krizëz maqedonase me dorëheqjen e tij e kur opozita bëri 61 vota, pra shumicën në sallën e parlamentit.
Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një prononcim të shkurtër për media thotë “dorëheqja e shtyrë në kohë të pacaktuar”. Ai tha se gjatë kësaj periudhe do të punohet në ruajtjen e shumicës parlamentare.
Zaev dha dorëheqjen me 31 tetor, konkretisht pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku LSDM pësoi rënie duke humbur disa komuna, sikurse edhe partneri i koalicionit, shqiptarët e BDI-së së Ali Ahmetit, pësuan disfatë në Tetovë dhe Gostivar, dy bastionet e tyre.
Presionet që të mos dorëhiqet kanë ardhur kryesisht nga Presidenti Vuçiç, por veçanërisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama shkruajnë disa media maqedonase.
Me sa duket Edi Rama ka forcë bindëse me shumë se sa Vuçiç dhe BE.
Prej disa kohe kryeministri Rama ka filluar të luajë fort në arenën ndërkombëtare, falë edhe një opozite të dobët në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

