Edi Rama në Gjermani, nesër takimi me kancelarin Olaf Scholz

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore.

Të hënën kreu i qeverisë do të pritet nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa gjatë pasdites pritet të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për mediat.

Në këtë takim pritet të diskutohet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, qasjen ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbi zhvillimet rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana zyrtare është në pritje të caktimit të datës së tryezës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit integrues në unionin europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?