Edi Rama u zeron 66539 pensionistëve kamatëvonesat e energjisë
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154295253801523/
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për mbi 66539 pensionistë.
Ai tha se të gjithë pensionistëve në vend do tu zerohen kamatëvonesat e energjisë elektrike. Kreu i Qeverisë i cilësoi shpërblimet e fundvitit, paketë solidaritetit, duke shtuar se ishte më e madhja në këto 25 vite.
“Paketa e solidaritetit e këtij fundvitit sa do që është më e madhja në këto 25 vite nuk është arsye për të qenë i qetë në raport me njerëzit në nevojë. Kjo paketë shembullore, për një qeveri të Shqipërisë në këtë fazë të zhvillimit e të mundësive tona, është shumë në raport me të shkuarën që po lëmë pas. Hap pas hapi, ditë pas dite, por është pak në raport me të ardhmen që kemi detyrë ta afrojmë sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj edhe njëherë mirëkuptimi i arsyeshëm i njerëzve të këtyre kategorive shoqërore, në radhë të parë i pensionistëve është për mua dhurata më e bukur në prag të vitit të ri dhe shumë faleminderit.”, është shprehur Kryeministri Rama.
Kemi hyrë në fushatë zgjedhore dhe Rama po e luan mirë lojën. Shton pagat, heq kamatvonesat, jep Çertifikata Legelizimi, të gjitha përkthehen në vota.
KOHA JONË SONDAZH

