Edi Rama në Vlorë si deputet

Nga Edi Rama.

Një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Rilindjes së shëndetësisë. U çel në Vlorë, Qendra e parë moderne e Hemodializës në shërbimin publik shëndetësor. Pacientët në nevojë për këtë shërbim jetik tre herë në javë, deri dje ishin të detyruar të merrnin rrugën të shoqëruar nga një anëtar i familjes për ta bërë dializën edhe gjatë turnit të tretë në Tiranë ose Fier. Jeta e tyre dhe e familjarëve ishte një ferr i përjavshëm që tanimë e kanë lënë pas krahëve. Më tej ky rrjet qendrash moderne do të shtrihet në Korçë, Shkodër, Lezhë e hap pas hapi me shpejtësi, në të gjithë Shqipërinë. Deri dje paguheshin nga shteti 90 euro për seancë e për një shërbim shumë më të dobët, me tre turne, larg vendbanimit të këtyre qindra njerëzve e familjeve me këtë hall të madh mbi kokë.

Me projektin tonë të ri në partneritet me privatin që ka investuar për shërbimin brenda spitaleve publike, Shteti i paguan privatit 10 euro më pak se dje (80 euro) për kthimin e investimit, ndërsa pacientët marrin një shërbim të çertifkuar të standardeve europiane. Ky është një nga ato “koncesionet” e kriminalizuara nga propaganda gojështhurrur e atyre që e lanë Shqipërinë të rrënuar dhe shëndetësinë në krizën më të rëndë historike, ndërkohë që siç tregojnë shembujt e gjithë vendeve të Europës, partneriteti publik – privat është çelësi i suksesit në fuqizimin e shërbimit shëndetësor shtetëror.
‪#‎Rilindje‬
‪#‎ShqipëriaeGjeneratësTjetër‬
‪#‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara‬.

Swiss Digital Desktop Reklama

13403849_10153776095716523_1436923119718564247_o 13443074_10153776095686523_3334649260716419407_o 13475231_10153776095636523_3575254756795628843_o 13417021_10153776095391523_7187350814316688150_o 13422282_10153776095356523_6114338940976909621_o 13422466_10153776094856523_8226242286567602789_o 13443135_10153776094841523_5045769420771020939_o 13416935_10153776094831523_413435067225000573_o 13411813_10153776094611523_1857104593865385759_o 13411738_10153776094531523_7821137271158622777_o 13418388_10153776094361523_547718084084803922_o 13418567_10153776094366523_5504554973350283601_o 13442522_10153776094336523_605050764189195172_o

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?