Edi Rama: Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK

Kryeministri Rama ka postuar në facebook statusin e mëposhtëm:

Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias dhe krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit

Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri, se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres dhe drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa mbështetjen e SHBA/BE dhe ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri, s’do kishte nisur dot kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do të ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do të bëhej dot pa ndihmën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?