Edi Rama nga New Yorku: Suksese, sonte, ekipit shqiptar dhe kosovar

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ndodhet sot në New York në një aktivitet, edhe personal, ka shkruar në profilin e tij në Facebook në lidhje me dy ndeshjet e ekipit të futbollit shqiptar dhe atij kosovar. Shqipëria luan sonte me Izraelin, kurse Kosova luan në fushën e vështirë të Turqisë.

Prej dy ditësh Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të premten ai mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga galeria njujorkeze “Marian Goodman”, e cila ekspozoi skicat e tij të njohura mbi fletët e bllokut të shënimeve apo të axhendës ditore.

Në hapjen e ekspozitës ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i New York-ut Bill De Blasio.

Edi Rama poston:Suksese sot Shqipërisë dhe Kosovës në përpjekjen e radhës për kualifikimet e Botërorit 2018???? dhe e shoqeron me një foto si me poshtë

ediiddd

SHKARKO APP