Edi Rama: Pa Ilir Metën nuk bënim asnjë Reformë

Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e Asamblesë së PS-së:

“Gjithë këto reforma s’do të ishin bërë nëse s’do të kishim këtë koalicion. Shqipëria nuk do të ishte bërë shtet, po të mos ishte ky koalicion. Nuk është çështje mes Partizanit e Dinamos. Sigurisht ne duam ta fitojmë kampionatin, jo LSI, por është një konkurrencë e shëndetshme. Do thoni ju pse nuk e thonë ata. Normalisht i madhi i bie të thotë çfarë të dojë, të voglit i takon të mendohet. Por unë jam besimplotë se ne do të shkojmë bashkë dhe pavarësisht të gjithave duhet ta kuptojnë të gjithë se kjo është një aleancë strategjike, jo aleancë taktike kush është në këtë post apo në atë post. Është aleancë strategjike për aleancën e gjeneratës tjetër”, deklaroi kryeministri. Me pas kryetari i PS-së, Rama vazhdoi:

“Patjetër që koalicionin duam ta zgjerojmë, se duam të realizojmë reformat. Nëse donim një koalicion vetëm për 4 vjet, do të ishim të mjaftueshëm. Do të dilnim vetëm, do të fitonim vetëm. Por do të ishte një qeverisje joafatgjatë. Sepse reformat duan forcë përfaqësuese. Nëse për të majtën është strategjike, për qendrën e majtë ku ne jemi, zgjerimi me aleatë të tjerë është i domosdoshëm për aq kohë sa garanton reformat. Jo zgjerim për të zgjeruar pjesëmarrjen në gosti, por zgjerim për të fuqizuar energjinë përfaqësuese në funksion të reformave. Unë nuk e di si do të vlerësohemi sot ose më saktë kam një ide, por kjo ka pak rëndësi. Ajo që di me siguri është që kjo parti dhe kjo forcë qeverisje do të kujtohet gjatë, si një moment kthese”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?