Edi Rama paralajmëron kallzim penal për Gazment Bardhin. A e pret fati i Ervin Salianjit edhe Bardhin?!
Edi Rama ndër të tjera sot paralajmëroi edhe padi gjyqësore ndaj Gazment Bardhit: “11 gjyqe i kam fituar vetëm unë deri tani me katranin e madh dhe katranët e vegjël të “babit”. 7 të tjera janë në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin për këtë poshtërsinë e radhës, ku ky klloun i dalluar i cirkut politik të sharjeshpifjeve, do të duhet të provojë para gjykatësve se si ja kam fshehur unë drejtësisë tim vëlla dhe si kam promovuar pastaj në karrierë dy prokurorët që kanë bashkëpunuar me mua në këtë krim. Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë.
Po e dini çfarë bëjnë këta kur i thërret në gjyq, se si sillen në gjyq këto gjallesa të kota sa zhurma e tyre? Sëmuren, çojnë raporte, gënjejnë sikur janë jashtë shtetit apo sikur janë në zonën elektorale, nuk i çojnë avokatët që të shtyhet sa më larg dita e gjykimit, çojnë mesazhe pajtimi, “se kështu e ka politika”, me shpresën e rraskapitur se do të plasë më në fund revolucioni i syve të tyre të verbër dhe deti i jashtënxjerrjeve të tyre do të bëhet kos delesh qëndrestare…
E pastaj, në fund fare, kur pilafi s’mban më ujë e përmbytet, ngrihen përpara gjykatësit, të njomur ndënë vete, por kryet lart mbi supe dhe duke parë nga tavani thonë “kështu më tha partia, kështu thashë edhe unë, se i besova partisë”,” tha Rama.
Edhe Ervin Salianji u dënua për shpifje. Mos e pret i njëjti fat edhe Gazment Bardhin?!