Edi Rama: Po paguamjë dëmet që i kemi bërë natyrës
Policia, ushtria dhe emergjencat civile po vijojne operacionet e shpetimit ne jug te vendit.
Situata me dramatike duket se aktualisht eshte ne fshatin darzeze ne Fier, por edhe ne Novosele. Fatmiresisht asnje person nuk ka humbur jeten nga vershimi i ujrave por demet ne banesa, bujqesi e blegtori jane te jashtezakonshme.
Ndërkohë i pranishëm në zonë ishte edhe Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Rama iu bëri thirrje banorëve të rrezikuar nga përmbytjet që të largohen menjëherë në një vend më të sigurt, pasi situata mund të përkeqësohet orët në vazhdim.
Banorët, të cilëve iu janë përmbytur shtëpitë janë strehuar tek të afërmit, apo te fqinjë të tjerë, ndërkohë që aktualisht janë shpërndarë ushqime dhe ujë të pijshëm.