Edi Rama: Presidenti i ri, s’do të jetë nga grupi parlamentar i PS

Kryeminsitri Edi Rama, pas mbledhjes së Kryesisë së PS e cila vendosi datën 7 maj për mbledhjen e Asamblesë, po flet me gazetarët për zgjedhjen e presidentit të ri. Rama tha se pesidenti i ri, nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS-së.

“Sot, ne u mblodhëm për vendimet që morëm në Kongres dhe prandaj do të mbledhim Asamblenë Kombëtare në fund të javës së parë të majit, ashtu si kundër edhe e diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit të republikës se ditët po kalojnë. Nuk kemi identifikuar asnjë emër për president, se do e kishim bërë publik. Ne e kemi thënë publikisht që është një vendim i konsoliduar që kandidatja apo kandidati nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.

Në Kryesinë e PS-së është diskutuar mbi profilin se si duhet të jetë Presidenti i ri, duke theksuar se Presidenti nuk duhet të jetë politikan aktiv dhe as nga Grupi parlamentar i PS-së.

SHKARKO APP