Edi Rama: Puthja një nga veprat më intime të rinisë së skulptorit, realizuar më 1935
Nga Edi Rama.
AMARCORD
Jeta e të madhit dhe të papërsëritshmit Odhise Paskali, lindur në Përmetin e trëndafilave më 22 dhjetor 1903, kaloi si një puthje mbi Artin shqiptar, duke e shoqëruar lindjen dhe zhvillimin e tij gjatë gjithë shek. XX, me një dashuri, mjeshtëri dhe përkushtim, të ngjashëm ndoshta për nga pasioni i përhershëm rinor me atë të Michelangelo Buonarrotit gjatë pranverës së madhe të Rilindjes italiane.
Puthja është gjithashtu një nga veprat më intime të rinisë së skulptorit, realizuar më 1935, një medalion bronzi i mrekullueshëm që, të mos kishte qenë historia e trishtë e një vendi të vogël e të privuar nga shumëçka, mbase do ta kishte ngritur Odhise Paskalin në rradhën e artistëve të admiruar të Art Deco-s në botë.
KOHA JONË SONDAZH

