Rama: Situatë shqetësuese nga COVID-19, nuk dua të shoh më mitingje politike. Do ju mbyll prapë brenda!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka vendosur të marrë masa të reja për të shmangur përhapjen e pandemisë së koronavirusit. Në një komunikim në Facebook, kryeministri deklaroi se duke nisur nga sot nuk do të lejohet më asnjë takim dhe aktivitet politik. Kryeministri tha se policia do të marrë masa të ashpra dhe nuk do të lejojë asnjë aktivitet të tillë. Ndërsa për bizneset që shkelin rregullat, kryeministri tha se do të ketë edhe dënime me burg.

“E di që një mbyllje tjetër do të jetë fatale për ekonominë, as dua ta çoj në mendje mbylljen, por po vazhduam kështu duhet të mbyllemi prapë… Me komitetin e ekspertëve kemi vendosur që të ndalojmë çdo aktivitet dhe grumbullim politik”,- tha kreu i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama në një dalje publike në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi, deklaroi se rritja e rasteve të të infektuarve ishte e pritshme.

Dua të përsëris se sa herë ju kam thënë se COVID është një armik i padukshëm. Si vë faj askujt prej jush që u mërzit dhe u nervozua nga ajo mbyllje e madhe. Kushdo donte të shkonte në punë dhe të kthehej në normalitet. Ishim të qartë se hapja do të sillte rrezikun e harresës. Por bëmë gjënë e duhur. Duke bërë protokollet e duhura. Isha dhe jam dakord me shumëkënd që kërkonte gjithnjë ditë pas dite, kthimin në normalitet, duke thënë se shëndeti i familjeve nuk mund të dobësohej përmes një pike të caktuar. Kemi zgjedhur pikën e këshillimit, dhe jo të ndëshkimit dhe mbylljes së bizneseve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë. Kemi dashur që të jemi mirëkuptues. E kemi ditur dhe kemi thënë se numrat do të rriten. Pasojat janë gjëja më normale, që po u ndodh të gjitha vendeve, ku më shumë e ku më pak. Ju kam kërkuar, ju kemi kërkuar vijimisht nevojën për një solidaritet të ri dhe respektimin e rregullave. Me polici e ushtarë mund të kontrollosh mbylljen, por nuk mund të disiplinosh”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/261939418415671/

SHKARKO APP