Edi Rama: Superlajm njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Kanadasë
Njohjen reciproke të pensioneve me Kanadanë, kryeministri Edi Rama e cilëson si një superlajm. Sipas kreut të qeverisë, kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kanadasë, do të hyjë në fuqi më 1 gusht.
“Super lajm! Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.
Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”,-shkruan Rama në facebook.