Edi Rama takim me Sekretariatin e ri të PS

Kryeministeri Edi Rama ka mbledhur sot Sekretariatin e ri të PS. Vetëm pak ditë më parë gjatë Asamblesë Kombëtare, Rama njoftoi ndryshimet brenda partisë.

Mësohet se mbledhja e Ramës është vetëm me Sekretariatin e ri dhe jo me grupin parlamentar.

Sekretariati i së majtës ka ndryshuar tërësisht. Në Asamblenë Kombëtare, që u mbajt në 2 shtator, Rama njoftoi se sekretar i përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri, detyrë që më herët e mbante Taulant Balla.
Sekretari Organizativ u zgjodh Blendi Klosi. Etjen Xhafa, Sekretari digjital i partisë, Anila Denaj, Burimet Njerëzore të PS, Etilda Gjonaj, Sekretare për gruan në PS, Romina Kuko, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë të PS, Bojkena Basha, Sekretarja e Rinisë.

SHKARKO APP