Edi Rama: Triada e poetëve më të mëdhenj françeskanë të Europës jugperëndimore

Nga Edi Rama.

AMARCORD

Kjo afishe e rrallë shtypur në Kroaci dhe fotografuar nga Marubi në fillim të shek. XX, paraqet triadën ose trininë e poetëve më të mëdhenj françeskanë të Europës jugperëndimore, mes të cilëve shkëlqen i pavdekshmi At Gjergj Fishta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa rendur me vrap në wikipedia, kombësitë e dy fretërve të tjerë mund të zbulohen falë dy stemave antike të nxjerra nga të ashtuquajturit stemarët ilirikë të shek. XVI-XIX, krahas secilit portret dhe që i përkasin, sipër, Dalmacisë (Kroacisë) dhe poshtë, Bosnjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stema e Shqipërisë dallohet me sy të lirë, ndërsa ajo në të majtë të afishes, në krye, është emblema e urdhërit të fretënve të vegjël apo françeskanëve, të cilit i përkisnin të tre shkrimtarët e mëdhenj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?