Edi Rama uron 29-vjetorin e PS me portretin e KOHA JONË!

Sot Kryeministri dhe kryetari i PS ka uruar sot me një postim në facebook festën e PS. Edi Rama ka futur faqen e parë të gazetës KOHA JONË në vitet e para kur Fatos Nano ishte në burg, dhe kur drejtuesit e tjerë ishin në përndjekje. Dhe kur opozita e vertetë e pushtetit ishte KOHA JONË.

Më mirë vonë se sa hiç, kur lideri i PS e pranon rolin e KOHA JONË!

Ja postimi i Edi Ramës:

Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon…

SHKARKO APP