Edi Rama:Arben Malo drejtimi i duhur për Kolonjen
Edi Rama shkruan si me poshte per kandidatin e KLolonjes:"Dje në Ersekë për të prezantuar kandidatin e Aleancës sonë, Arben Malon, njeriun e përkushtuar dhe administratorin e sprovuar në shërbim të kolonjarëve, me forcën dhe vullnetin e duhur për të mbajtur barrën e transformimit të madh që ka filluar këto 18 muaj në këtë qytet i cili për vite të tëra jo vetëm u la pa vëmendje e pa asnjë investim, por edhe e rrënuan duke i zhvatur pasuritë natyrore siç bënë me shkatërrimin e pyjeve të mrekullueshme të Kolonjës. Transformimi i nisur këto 18 muaj me kthimin e vëmendjes të qeverisë sonë duke financuar rilindjen urbane që ka nisur nga zemra e qytetit, është vetëm fillimi i një rruge të gjatë që duhet të vijojë edhe më tutje për të prekur çdo pjesë të qytetit dhe çdo komunë e fshat që sot është pjesë e bashkisë së re të Kolonjës. Vota për Arbenin është investimi i sigurt që në katër vitet e ardhshme, transformimi i saponisur të jetë shtrirë në të gjithë Kolonjën, është një votë për njeriun e duhur, që punët të shkojnë në drejtimin e duhur, për ta çuar frymën dhe erën e rilindjes në çdo cep të bashkisë së Kolonjës. #ArbenMaloDrejtimiiDuhurpërKolonjën"